Rock grupi bullgar “SEVI” është krijuar gjatë vitit 2010 nga këngëtarja Svetllana Bliznakova dhe Rali Velinov – bas kitarë. Më vonë me ta u bashkuan muzikantë të ndryshëm, por Sevi dhe Rali janë figurat kryesore në formacion edhe si interpretues, edhe si autorë këngësh. Në grup aktualisht bëjnë pjesë gjithashtu Deljan Ketipov – kitarë dhe Pavlin Ivanov – bateri.
Në fund të vitit 2010 “SEVI” incizoi singëlin e parë “Can’t stand the pain” (“Nuk mund t’i rezistosh dhimbjes”) dhe më vonë u xhirua një video pranë tij. Në fillim të 2012-ës doli në treg albumi debut i rock-formacionit me titullin “What Lies Beyond” (“Çfarë është përtej”). Dy vjet më vonë u zhvillua turneu i parë evropian. Gjatë 2013-ës ishte i gatshëm albumi i tyre i koncertit “The other side of Sevi” (“Ana tjetër e Sevit”), ndërsa albumi i dytë në studio – “The battle never ends” (Beteja nuk përfundon kurrë”) doli në tregun muzikor gjatë vitit 2016.
Në të u përfshi edhe kitaristi italian Luca Princiotta, me të cilin “SEVI” incizoi “Destiny” (“Fati”). Me albumin “The battle never ends” grupi realizoi një turne 6 mujor, me më shumë se 30 koncerte në Bullgari dhe jashtë. Gjatë shtatorit të vitit të njëjtë (2016) u ftua edhe grupi “Europe” në sallën Arena Armeec - Sofje, i cili ta përgatisë publikun para shfaqjes së “SEVI”. Stili i “SEVI” nuk mund të saktësohet me përpikëri, por tingulli melodik rock-metal ndoshta është karakteristika më e përshtatshme. Para pak kohe në një klub në kryeqytet ata paraqitën albumin e tyre të ri “Follow me” (Ndikojmë”). Ai përmban 11 këngë. Midis promovimit dhe turneut të ardhshëm kombëtar Svetllana Bliznakova dhe Rali Velinov na treguan më shumë për “Follow Me”:
“Në të vërtetë emocionet nga koncerti ynë në fillim të marsit ishin shumë të fuqishme – edhe për ne, edhe për publikun – na tha Svetllana. Ky është albumi ynë i tretë i studios, mbi të cilin jemi duke punuar prej rreth një viti e gjysmë. Gëzohem se arritëm të tërheqim vëmendjen e yjeve botërore si Thomas Vikstom nga grupi suedez heavy metal “Therion”, kitaristja gjermane Jennifer Majura nga grupi Evanescence, të cilët morën pjesë në incizime. Punonim edhe me muzikantë të shkëlqyer bullgarë, për shembull Aleksandra Zerner – kitarë, e cila dha kontributin e saj edhe në orkestrime. Jo në vend të fundit është vëllai im, Nikollaj Bliznakov, i cili merr pjesë gjithnjë e më shumë në kompozimin e teksteve për këngët tona. E falënderojmë Petër Bratanovin, i cili bënte pjesë në grupin tonë në të kaluarën, dhei të gjithë, të cilët në një ose tjetër mënyrë na ndihmuan, që të realizojmë “Follow Me”. Për masterimin e albumit përsëri u mbështetëm tek italiani Marco Barusso – inxhinier muzikor i grupit gotick heavy metal “LACUNA COIL” dhe i Eros Ramazzotti.
Që nga vetë fillimi ne kishim dëshirë për të qenë më afër “rockut klasik”, ose “heavy metalit klasik”. Edhe tri albumet tona janë krejt të ndryshme nga pikëpamja konceptuale. I pari është më klasik, i dyti u bë “më i rëndë”, ndërsa tingulli në atë të tretë është edhe më i fortë. Ne nuk kemi pjesëmarrje të përbashkëta me grupe të tjera, pikërisht për shkak të specifikës sonë. Është vështirë të gjejmë një grup të tillë, i cili t’i përshtatet stilit tonë.”
Turneu kombëtar i “SEVI” fillon më 23 mars në Jamboll. Pas kësaj do të ketë koncerte në Plovdiv, Dobriç, Ruse, Stara Zagora, Burgas, Shumen, Varna, Bllagoevgrad, Gabrovo, Pleven. Gjatë verës muzikantët do të kenë shfaqje në festivale të mëdha te ne, do të jenë në një skenë me grupet amerikane heavy metal “Disturbed” dhe “W.A.S.P”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..