Skuadra bullgare fitoi 19 medalje nga lojërat Special Olimpics në Abu Dabi. Shteti ynë ishte prezantuar nga 18 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale në moshë 14-42 vjeç. Katër medaljet e arta ishin fituar nga Vanja Ivanova, Iliana Cvetanova, Cvetelina Georgieva dhe Haris Haxhiev. Ata arritën sukseset e tyre përkatësisht në kërcim së gjati, hipizëm, parkur dhe not (25 m. në shpinë) Përveç kësaj Bullgaria ka dhe shtatë medalje të argjendta dhe tetë të bronzta. Skuadra e hipizmit kthehet tek ne me më shumë dekorata – Cvetanova, Georgieva dhe Viktor Hristov fituan nga tri medalje. Në lojërat Special Olimpics, të cilat u zhvilluan nga 14 deri më 21 mars morën pjesë më shumë se 7500 sportistë me vështirësi intelektuale dhe partnerët e tyre pa aftësi të kufizuara në 24 sporte.
Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të parë olimpik në Lojërat e Parisit. Semen Novikov mposhti në finale mundësin iranian Alireza Mohmadipiani, i cili është nënkampion i botës në kategorinë deri në 87 kg. në mundjen e stilit klasik. Novikov..
"Respekt për guximin e Svetllana Kamenovës, e cila garoi në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike. Asnjë grua nuk duhet të garojë me një burrë. Kjo nuk është një lojë e drejtë, e sigurt dhe e barabartë. Integriteti i Komitetit Olimpik..