Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emra yjesh dhe projekte interesante muzikore në programin e “Festivalit Muzikor Evropian”

Nemanja Radulloviç
Foto: nemanjaviolin.com

Edicioni i 19 i “Festivalit Muzikor Evropian” fillon më datë 21 mars me hapjen e një ekspozite dhe një koncerti në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. E afirmuar si një nga ngjarjet më të njohura muzikore tek ne, festivali çdo vit propozon takime interesante dhe emocionuese me emrat nga skenat botërore.

Gjatë viteve në afishen e tij kanë marrë pjesë interpretues nga rangu i Xhoshua Bel, Maksim Vengerov, Najxhël Kenedi, Pinkas Cukerman, Misha Majski, ansamblit “Kremerata Baltika” Zukerman Chamber Players, Orkestra e Dhomës “Koncertgebau”, Academy of St Martin in the Fields e të tjera. Organizator i festivalit është ekipi i agjencisë muzikore “Kantus Firmus” me përkrahjen e Bashkisë së Kryeqytetit dhe Ministrisë së Kulturës. Ngjarja është pjesë nga kalendari kulturor i Bashkisë së Kryeqytetit. Daniella Haxhieva , drejtoreshë artistike e festivalit prezanton programin:

"Ka tre ngjarje, të cilat i kushtohen 120 vjetorit nga lindja e Panço Vlladigjerovit, të cilin e quajmë patriarkun e shkollës së kompozitorëve bullgare. I gjithë programi i koncertit, me të cilin e hapim festivalin është i përbërë prej veprave të tij. Filarmonia e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Gjeorgji Dimitrov do të interpretojë “Poemë hebraike” dhe “Divertimenti për orkestër”. Në këtë program merr pjesë dhe violinisti i njohur Mario Hosen, solist në Koncertin e njohur për violinë dhe orkestër numër 1 të kompozitorit tonë të madh. Përpara koncertit, në galerinë “Bëllgaria”, të vendosur në hyrje të sallës, do të hapim ekspozitën “Vlladigjerov në kaleidoskopin muzikor të shekullit të 20. Drejtime, lidhje, pasqyrime” prezantuar nga Shtëpia-muze “Panço Vlladigjerov” në Sofje. Gjatë kohës së ekspozitës do të validohet një pullë e re postare, kushtuar përvjetorit. Vepra të Vlladigjerovit do të dëgjojmë dhe në koncertin e dhomës në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” në interpretim të disa prej studentëve më të talentuar. Shënojmë dhe 40 vjetorin e korit të fëmijëve “Pim Pam”, krijuar nga kompozitori ynë i dashur Boris Karadimçev. Koncerti lidhur me këtë ngjarje do të zhvillohet më datë 12 prill. Kemi dhe një ngjarje speciale për fëmijët – më 19 prill një grup nxënësish nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Paliev Sparkëlls” do t’i njohë fëmijët me instrumentet e baterisë. Do të doja të ftoja publikun dhe më 23 prill, kur do të ekzekutojnë 3 solistë të rangut të lartë - Pllamena Mangova, Anton Barahovski dhe Kirill Zllotnikov. Ata do të interpretojnë Koncert për violinë, piano dhe violonçel nga Betoveni, kurse çdo një prej tyre do të ekzekutojë dhe nga një pjesë solo me Orkestrën e Klasik FM Radios."

Sipas traditës në prag të 24 majit – Dita e arsimit dhe e kulturës bullgare si dhe e shkrimit sllav, “Kantus Firmus” do të japë çmimet “Penda e artë”. Me to do të dallohen 24 veprimtarë të njohur bullgarë të kulturës dhe të artit. Ceremonia është më 22 maj. Të njëjtën ditë është dhe spektakli muzikor dhe i vallëzimit “Evropa vallëzon” me pjesëmarrjen e disa ansambleve folklorike. "Do të jetë një ngjarje shumë e bukur dhe me ngjyra të shumta" – tregon akoma zonja Hanxhieva.

Më 31 maj publiku i kryeqytetit do të ketë mundësi të dëgjojë programin Tango&Campanella të njërës prej violinisteve më të njohura dhe të dashura bullgare Milla Gjeorgjieva dhe Orkestrën e Klasik FM radios, dirigjent do të jetë Maksim Eshkenazi. Milla do të ketë dhe një klasë mjeshtërie në Shkollën Kombëtare Muzikore.

"Festivali përfundon më 23 qershor me koncertin “Telat e zjarrta” të Nemanja Radulloviç – një violinist i ri i shkëlqyer serb, i cili jeton në Paris. Për herë të parë ai vjen për vizitë në Bullgari. E konsiderojmë këtë si një arritje të madhe, me qenë se ai është shumë i kërkuar dhe u nevojit të zhvillojmë bisedime me agjencinë e tij më shumë se një viti e gjysmë. Ai vjen me ansamblin Double Sens, i cili është i përbërë prej muzikantëve nga Serbia dhe Franca. Nemanja do të interpretojë një program klasik dhe cross over. Do të dëgjojmë Haçaturjan, Vivaldi, folklor serb... Për mua ky është një koncert , i cili e meriton vëmendjen e adhuruesve të muzikës."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD