Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 10 vjet eksporti bullgar është dyfishuar

Zv.Ministri Manolev (në mes) gjatë hapjes së forumit
Foto: Ministria e Ekonomisë

Për 10 vjet eksporti bullgar shënon rritje të dyfishtë dhe tani tejkalon 56 mlrd euro për vit, informoi zëvendësministri i ekonomisë Aleksandër Manolev gjatë hapjes së forumit të biznesit në Sofje për Evropën Qendrore dhe Juglindore. Për të njëjtën periudhe Produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë është shtuar me 15 mlrd. euro. Ndër 10 shtetet, në të cilat realizojmë eksport më të madh, vetëm Turqia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. "Pavarësisht lidhjeve të mira me secilin shtet fqinj, akoma kemi potencial të madh të pashfrytëzuar në fushën e ekonomisë”, nënvizoi Manolevi. Kështu është për shembull me Maqedonisë Veriore, ku mezi sivjet ishte rivendosur përfaqësia jonë tregtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD