Notari i madh bullgar Petër Stojçev është kampioni i ri botëror i notimit në ujëra të akullta në kampionatin që u zhvillua në Murmansk të Rusisë. Bullgari kaloi distancën nga 1000 metra për 12 minuta e 10 sekonda. Kështu me 5 sekonda ai përmirësoi arritjen e vet për titullin botëror në Burghauten të Gjermanisë në vitin 2017. Sipërfaqja ujore e hapur mbi Liqenin e Ngrirë Simjonovsko, priti 403 notarë nga 32 shtete. Në disiplinën e notarit bullgar kishte 41 sportistë.
Do të rikujtojmë se në vitin 2007 Stojçevi u bë njeriu i parë i cili notoi Kanalin e Manshit me rezultat nën 7 orë – 6:57:50. Në vitin 2009 ai u pranua në “Sallën e Lavdisë Botërore të Notimit” në SHBA dhe u shpall notari më i mirë në ujëra të hapura në botë.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..