Gjatë disa viteve të fundit Plovdivi është duke tërhequr një seri investitorësh të huaj, të cilët po krijojnë baza prodhimi në zonën ekonomike të qytetit. Kjo kontribuon si për pakësimin e papunësisë në regjion, ashtu dhe për reklamën e Plovdivit në Evropë dhe në botë. Gjatë 2019-ës ai tërheq vëmendjen e shoqërisë me akoma një arritje të vet – Plovdivi është qyteti i parë bullgar i zgjedhur si Kryeqytet Evropian i Kulturës. Viti filloi dhe disa prej ngjarjeve tashmë u realizuan, por deri në fund të vitit mbeten akoma 9 muaj. Gjatë kësaj periudhe Plovdivi me siguri ka me çfarë të na befasojë. Në këtë lidhje u përpunua dhe një aplikacion i posaçëm mobil, që të orientohemi më lehtë dhe shpejt ndër aktivitetet e shumta kulturore. Krijuesi i tij është programuesi Ljuben Brënzallov.
Ideja e tij është që të krijojë një hartë, e cila të shërbehet si udhërrëfyes i kurioziteteve dhe ngjarjeve kulturore në territorin e qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari. Aplikacioni është falas dhe mund të funksionojë madje po të mos keni akses të përhershëm tek interneti. Cilat janë objektet e përfshira në të dhe në cilat gjuhë mund të funksionojë?
“Aplikacioni e ka emrin “Plovdiv Together” dhe ideja lindi derisa isha bursist në Google – na tregoi Ljuben dhe shtoi se projekti i fundit i realizuar në kuadrin e bursës, ka qenë për krijimin e një harte interaktive. Meqenëse unë jam qytetar i Plovdivit, ndërsa qyteti është Kryeqytet Evropian i Kulturës, më erdhi ideja se mund të krijojë një hartë interaktive, e cila të përmbajë të gjitha kuriozitetet historiko-kulturore, bashkë me një pjesë të madhe të ngjarjeve të kalendarit të Kryeqytetit Evropian të Kulturës. Emri u krijua në saje të koordinatores së vullnetarëve, e cila më propozoi emrin “Together”. Lokacionet e hartës po bëhen gjithnjë e më shumë. Unë personalisht kam shtuar mbi 20 objekte. Ndër to janë kodrat e Plovdivit, Bazilika e Vogël, Teatri Antik. Stadiumi Antik, Forumi Romak etj. Numri i përgjithshëm i objekteve deri tani është 42. Një pjesë prej tyre për shkaqe të ndryshme ende nuk janë në hartë. Numri i tyre do të rritet, sepse programi i Kryeqytetit Evropian të Kulturës është shumë dinamik. Aktualisht jam duke punuar mbi versione të ndryshme të hartës. Mendoj se përveç bullgarishtes dhe anglishtes duhet të ketë përkthime edhe në gjermanisht, spanjisht dhe italisht.”
Faktet më interesante në aplikacion janë për kodrat e njohura të Plovdivit. Informacionin për to Ljuben e ka grumbulluar nga burime të ndryshme, ndër të cilat – bibliotekat, letërsia e specializuar dhe arkivat vendase. Nga atje ai ka mësuar edhe historinë e akueduktit , të Kodrës Nebet, i cili në vazhdim të disa mijëvjeçarëve ka shërbyer si furnizues i ujit në qytet. Në kohërat e lashta kanë studiuar paraprakisht si pastërtinë, ashtu dhe shijen e ujit, ndërsa traseja e ujësjellësit ka qenë me rëndësi të madhe.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..