Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot kremtojmë përvjetorin e 120 të lindjes së kompozitorit të madh Panço Vlladigerov

Fillojnë festimet zyrtare

Foto: Petër Papakoçev

Kompozitori i famshëm bullgar Panço Vlladigerov ka lindur më 13 mars, kurse disa orë më parë – më 12 mars ka lindur binjaku i tij Ljuben. Të dy kanë studiuar më parë në Bullgari dhe pastaj në Gjermani. Ljuben është violinist, kurse Pançoja – pianist dhe kompozitor dhe dy herë mbajtës i “Dekoratës së Mendelsonit” të Universitetit të Berlinit. Në vitet e 20 të shekullit XX kompozitori bullgar punon në Teatrin e Max Reinhardt në Berlin dhe krijon gjëra mbresëlënëse, një pjesë prej të cilave më vonë i zhvillon në vepra më të mëdha për piano.

Panço Vlladigerov krijon në pothuaj të gjitha zhanret muzikore. Është autor i baletit “Legjenda për liqen”, i operës “Mbreti Kallojan”, i koncerteve për piano (pesë) dhe i koncerteve për violinë dhe orkestër (dy). Ndër veprat e tij janë “Suita skandinave”, “Gjashtë valle simfonike bullgare”, dy simfoni, “Poema e hebrenjve” etj. Pianisti i shkëlqyer krijon gjithashtu vepra për piano. Bashkë me Ljuben Vlladigerovin i përshtat kompozimet e tij për violinë dhe kështu binjakët zhvillojnë veprimtari të madhe të përbashkët koncertore.

Foto: lostbulgaria.com

Sot fillojnë zyrtarisht festimet e organizuara në lidhje me këtë përvjetor të rëndësishëm për muzikën bullgare. Programi festiv kombëtar është i pasur dhe fillon me koncertin e organizuar nga Akademia  Muzikore Kombëtare, e cila mban emrin e artistit të madh. Orkestra akademike simfonike me dirigjent Grogor Palikarov dhe solistët e rinj (studentë dhe doktorantë) do të interpretojnë krijimet më të shquara të Panço Vlladigerovit. Sigurisht që do të tingëllojë më e njohura prej tyre – rapsodia “Vardar”. Shkolla kombëtare muzikore në qytetin Burga, e cila gjithashtu mban emrin e kompozitorit organizon sot një koncert.

Personaliteti i Vlladigerovit lidhet me qytetin Shumen (Bullgari Veriore), sepse me të artisti mbetet i lidhur gjatë tërë jetës së tij. Bashkia e qytetit, bashkë me orkestrën “Simfonieta – Shumen” do të japin një koncert me veprat e tij me pjesëmarrjen e nipërve të tij  - Aleksandër Vlladigerov dhe Konstantin Vlladigerov. Le të kujtojmë se ata janë muzikantë të shquar të xhazit, të cilët prej vitesh jetojnë në Vjenë. Në ngjarjet e ndryshme dhe koncertet me rastin e përvjetorit të 120 të lindjes së Panço Vlladigerovit do të marrin pjesë dhe vëllai dhe motra e tyre  - pianistët Katja Vlladigerova dhe Panço Vlladigerov. Me të njëjtin rast tashmë u zhvilluan koncerte tek ne dhe jashtë vendit – në sallën “Bullgaria” të kryeqytetit, në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, në Maltë etj. Festimet do të vazhdojnë deri në fillimin e vitit 2020.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD