Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut: marrëdhëniet ekonomike po marrin vrull

Foto: mtitc.government.bg

Me hyrjen në fuqi në fillim të vitit të kaluar të Traktatit të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje – Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, ata zgjidhën disa nga mosmarrëveshjet historike dhe krijuan kushte të përshtatshme për shtysë të re të bashkëpunimit ekonomik. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Bullgarisë aktualisht shkëmbimi i mallrave midis dy vendeve është 700 mln. euro për vit, kurse qëllimi është që të ai të arrijë 1 mlrd. euro.

Një hov të ri në këtë drejtim dha seanca e parë e komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik javën e kaluar në Shkup. Pala bullgare ishte përfaqësuar nga Ministri i transportit, teknologjive informative dhe komunikacioneve Rosen Zheljazkov. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut ishte në krye me Ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, por në bisedime morën pjesë dhe ministra të tjerë – varësisht nga temat e prekura. Gjatë diskutimeve dyditore të komisionit vëmendje të posaçme u ishin kushtuar infrastrukturave të transportit dhe lidhjeve ndërmjet të dyja vendeve, sepse sot është në të vërtetë paradoksale që ndërmjet dy shteteve evropiane të mos përdoren linja hekurudhore dhe ajrore. Aq më tepër se bëhet fjalë për dy kombe shumë të afërta, me momente të përbashkëta në historinë e tyre dhe me fe të përbashkët – krishterimi ortodoksal.  Përveç kësaj Bullgaria është anëtare e NATO-së dhe BE-së, kurse Maqedonia e Veriut po synon aderimin e saj në këto organizata ndërkombëtare. D.m.th. gjërat e përbashkëta janë më shumë sesa janë çështjet problematike dhe të gjitha kushtet e domosdoshme – historike dhe bashkëkohore – politike, ekonomike, kulturore, janë në dukje.

Një nga temat kryesore e seancës dyditore në Shkup ishte linja hekurudhore ndërmjet të dyja vendeve në kontekstin e korridorit paneuropian numër VIII, i cili duhet ta lidhë bregun Adriatik me atë të Detit të Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në ecurinë e negociatave në Shkup u bë e qartë se një linje e drejtpërdrejtë hekurudhore midis dy kryeqyteteve (Sofja dhe Shkupi) ndoshta do të ketë në vitin 2025 dhe ajo do të lejojë shpejtësi të lartë. Sofja do të përdorë për të financim evropian për rreth 400 mln. euro, kurse pala maqedonase është gati të sigurojë pothuaj të njëjtën shumë. Atëherë udhëtimi me tren midis kryeqyteteve do të vazhdojë rreth një orë, premtoi Ministri bullgar i transportit. Do të hapen dhe linja ajrore sezonale midis kryeqytetit maqedonas dhe atij bullgar dhe midis qyteteve Varna (Bullgari) dhe Ohër (Maqedoni), të cilat ofrojnë kushte të mira për turizëm. Ideja është që në fillim fluturimet të realizohen vetëm gjatë sezonit turistik, kurse më vonë të bëhen të rregullta.

Me interes të përbashkët është ndërlidhja e dy sistemeve kombëtare të transmetimit të gazit. Kjo është një temë e rëndësishme për Bullgari në kontekstin e përpjekjeve të saj për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimeve të gazit, duke ndërtuar një qendër ndërkombëtar të shpërndarjes së gazit në bregun e Detit të Zi. Këtë qendër do të mund ta përdorin të gjitha shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore. Dhe nuk është e rastit se qendra mori emrin “Ballkan”. Është e mundshme gjithashtu që në një apo tjetër formë Maqedonia e Veriut të marrë pjesë në ndërtimin e centralit të dytë atomik të Bullgarisë në Belene (Bullgari Veriore). Për turistët e shumëtë nga të dyja anët e kufirit, të cilët shpesh shkëmbejnë vizita, lajmi i mirë është se së shpejti tarifat e roamingut do të ulen në mënyrë të ndjeshme. Kështu në vitin 2022 ato nuk do të tejkalojnë çmimet e bisedimeve telefonike në secilin shtet.

Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari shqyrtoi dhe sfera të tjera me interes të ndërsjellë dhe pritet se gjatë muajve të ardhshme do të nënshkruhen marrëveshjet përkatëse bilaterale. Gjatë prillit është planifikuar seanca e përbashkët e dy qeverive, në të cilën do të saktësohen masa konkrete praktike për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Vetëm një ditë pas përfundimit të punës së komisionit në Shkup operatorët e energjisë elektrike të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan memorandum për ndihmë të ndërsjellë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD

Banka Kombëtare Bullgare vendos obligacione me borxh të ri të brendshëm afatshkurtër dhe afatmesëm

Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..

botuar më 25-01-22 11.28.PD