“Kompania Elektrike Kombëtare” shpall ftesë për zgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit atomik bërthamor “Belene” sipas parimit të tregut, pa garanci shtetërore. Ftesa u referohet atyre që do të tregojnë interes për pjesëmarrje minoritare në projekt, kështu edhe atyre që dëshirojnë të blejnë korrent të prodhuar nga centrali, informuan nga Ministria e energjetikës. Bullgaria ka të drejtën të kuotës bllokuese dhe do të marrë pjesë me kontribut në sende – me sheshin e licencuar, pajisjet fillestare, vendimet e lëshuara dhe lejet, licencat dhe dokumentet e tjera të lidhura me projektin. Afati i pjesëmarrjes është 90 ditë nga data e botimit të ftesës në “Fletoren Zyrtare” të BE-së. Pritet se procedura do të përfundojë brenda 12 muajve.
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..