E quajnë Petër Popangellovin legjenda e skive bullgare. Bilanci i karrierës së tij sportive është 128 kupa dhe 180 medalje. Për 11 vjet, që nga viti 1977 deri në 1988, merr pjesë në garat e Kupës Botërore të skive të disiplinës alpine. Në 37 gara prej tyre ai fiton 6 vende të dyta dhe 4 të treta. Gjatë vitit 1980 renditet në vendin e parë në Lenggries-Gjermani, në një nga garat për kupën botërore.
Hapat e parë në ski Petër Popangellov i bën në moshën 2 vjeç e 11 muaj gjatë vitit 1962 në vendpushimin Musalla. Gara e tij e parë është 4 vjet më vonë, në vendpushimin Borovec për kupën “Pioner”, ku u klasifikua në vend të dytë. Gjatë viteve “në Bullgari stërviteshim vetëm para stinës së garave të mëdha, kohën tjetër nëpër akullnajat në Austri dhe Itali ku mund të ngasësh ski 12 muaj”, tregon Popangellovi:
“Një njeri i cili ka qenë sportist e di sesa e vështirë dhe e ëmbël është një fitore, sepse ajo është fryt i punës së madhe dhe i fatit. Për të tjerët çdo gjë duket tepër e lehtë, por njeriu jep më shumë sesa merr. Që të mund të arrihet sukses në çdo një fushë duhet të ketë dhe një farë doze talent. Kurse suksesi kërkon dhe punë dhe metodikë të drejtë të përgatitjes”.
Për fitoren e skiatorit më e rëndësishmja është “të jetë më i shpejti, sepse koha është vendimtare”, por dhe nga “humbja mësohet. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për sportin” është i bindur Popangellovi. Për të nuk ka pista në Bullgari, të cilat ai të mos t’i dojë. “Jashtë shtetit, pistat në Madonna di Kampiglio dhe në Garmisch-Partenkircher nuk më pëlqenin aq shumë, por në to gjithmonë kisha klasifikime të mira për kupën botërore”, pohon bashkëbiseduesi ynë. Me çfarë dallohen sot garat me ski nga ato, në të cilat ka marrë pjesë? “Tani pistat janë shumë më të forta dhe në shumëcën e rasteve dëbora është artificiale. Dhe shpejtësia është më e lartë në të gjitha disiplinat. Teknika është më e ndryshme, më brutale. Çdo gjë në botë zhvillohet me ritme të mëdha jo vetëm sporti dhe skitë”– sqaron skiatori.
Pavarësisht nga kjo është i bindur se “arrihet deri në një limit, i cili nuk mund të shtohet”, pavarësisht se “skitë janë një sport i shpejtësive të larta dhe rreziku është mjaft i madh”. Vet ai nuk ka pasur çaste të dëshpërimit, momenti i vetëm i krizës ka qenë gjatë vitit 1985, kur pas një lëndimi i heqin shpretkën, por vazhdon të garojë deri në vitin 1988 – atëherë është fundi i karrierës së tij në moshën 29 vjeçe.
Nuk kisha ambicien të bëhem trajner – vazhdon Popangellov. Kisha propozime nga federatat e ndryshme, por doja që të vendosesha në Borovec dhe të merresha me hoteleri. Dhe shton – në sport përqendrohesh mbi një drejtim, derisa hoteleria është një biznes i rëndë dhe i ndërlikuar.
“Skitë janë një sport i shtrenjtë” dhe për të ndihmuar talentet e rinj jep pëlqimin e tij dhe emrin e vet për themelimin e fondacionit “Petër Popangellov dhe shokët për Borovec”. Është i mendimit se, është më mirë që të rinjtë e talentuar të kenë mundësi të stërviten jashtë shtetit. Por a do të kenë vallë sukses “kjo varet prej tyre dhe prej trajnerëve. Duhet të dinë sesi t’i gërshetojnë stërvitjet me përqendrimin dhe veprimtarinë e të menduarit, sepse konkurrenca në skitë është e madhe”, sqaron sportisti.
30 vjet pas sukseseve të tij, sot nëpër gjurmët e skiatorit po ecën Albert Popov, i cili me arritjet e veta jep shpresa për zhvillimin e skive në Bullgari.
"Ai bëri një arritje të madhe gjatë kësaj stine. Por, pyetja është sesi psikika e tij do të përballet me këtë situatë – a e ka arritur majëne mundësive të veta, ose mundet akoma të zhvillohet. Kjo tanimë varet prej tij" – mendon Popangellov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: hotelpopangelov.com
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..