Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda Petër Popangellov për skitë si mënyrë e jetesës dhe e mendimit

E quajnë Petër Popangellovin legjenda e skive bullgare. Bilanci i karrierës së tij sportive është 128 kupa  dhe 180 medalje. Për 11 vjet, që nga viti 1977 deri në 1988, merr pjesë në garat e Kupës Botërore të skive të disiplinës alpine. Në 37 gara prej tyre ai fiton 6 vende të dyta dhe 4 të treta. Gjatë vitit 1980 renditet në vendin e parë në Lenggries-Gjermani, në një nga garat për kupën botërore.

Në olimpiadat e dimrit në Lake Placid gjatë vitit 1980 dhe Sarajevë gjatë vitit 1984 zë vendin e gjashtë në sllallom. Ka 3 vende të para në gara studentore në sllallom në universiadat dimërore në Spanjë gjatë vitit 1981, në Bullgari – gjatë vitit 1983 dhe në Çekosllovaki gjatë vitit 1987. Ai është një kampion i shumëfishtë ballkanik dhe në sllallom dhe në sllallomin gjigant për burra dhe të rinj, 26 herë është kampion republikan në të gjitha disiplinat alpine, është gjithashtu mbajtës i përhershëm i kupës së Bullgarisë.

Hapat e parë në ski Petër Popangellov i bën në moshën 2 vjeç e 11 muaj gjatë vitit 1962 në vendpushimin Musalla. Gara e tij e parë është 4 vjet më vonë, në vendpushimin Borovec për kupën “Pioner”, ku u klasifikua në vend të dytë. Gjatë viteve  “në Bullgari stërviteshim vetëm para stinës së garave të mëdha, kohën tjetër nëpër akullnajat në Austri dhe Itali ku mund të ngasësh ski 12 muaj”, tregon Popangellovi:


“Një njeri i cili ka qenë sportist  e di sesa e vështirë dhe e ëmbël është një fitore, sepse ajo është fryt i punës së madhe dhe i fatit. Për të tjerët çdo gjë duket tepër e lehtë, por njeriu jep më shumë sesa merr. Që të mund të arrihet sukses në çdo një fushë duhet të ketë dhe një farë doze talent. Kurse suksesi kërkon dhe punë dhe metodikë të drejtë të përgatitjes”.

Për fitoren e skiatorit më e rëndësishmja është “të jetë më i shpejti, sepse koha është vendimtare”, por dhe nga “humbja mësohet. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për sportin” është i bindur Popangellovi. Për të nuk ka pista në Bullgari, të cilat ai të mos t’i dojë. “Jashtë shtetit, pistat në Madonna di Kampiglio dhe në Garmisch-Partenkircher nuk më pëlqenin aq shumë, por në to gjithmonë kisha klasifikime të mira për kupën botërore”, pohon bashkëbiseduesi ynë. Me çfarë dallohen sot garat me ski nga ato, në të cilat ka marrë pjesë? “Tani pistat janë shumë më të forta dhe në shumëcën e rasteve dëbora është artificiale. Dhe shpejtësia është më e lartë në të gjitha disiplinat. Teknika është më e ndryshme, më brutale. Çdo gjë në botë zhvillohet me ritme të mëdha jo vetëm sporti dhe skitë”– sqaron skiatori. 

Pavarësisht nga kjo është i bindur se “arrihet deri në një limit, i cili nuk mund të shtohet”, pavarësisht se “skitë  janë një sport i shpejtësive të larta dhe rreziku është mjaft i madh”. Vet ai nuk ka pasur çaste të dëshpërimit, momenti i vetëm i krizës ka qenë gjatë vitit 1985, kur pas një lëndimi i heqin shpretkën, por vazhdon të garojë deri në vitin 1988 – atëherë është fundi i karrierës së tij në moshën 29 vjeçe.

Nuk kisha ambicien të bëhem trajner – vazhdon Popangellov. Kisha propozime nga federatat e ndryshme, por doja që të vendosesha në Borovec dhe të merresha me hoteleri. Dhe shton – në sport përqendrohesh mbi një drejtim, derisa hoteleria është një biznes i rëndë dhe i ndërlikuar.

Skitë janë një sport i shtrenjtë” dhe për të ndihmuar talentet e rinj jep pëlqimin e tij dhe emrin e vet për themelimin e fondacionit “Petër Popangellov dhe shokët për Borovec”. Është i mendimit se, është më mirë që të rinjtë e talentuar të kenë mundësi të stërviten jashtë shtetit. Por a do të kenë vallë sukses “kjo varet prej tyre dhe prej trajnerëve. Duhet të dinë sesi t’i gërshetojnë stërvitjet me përqendrimin dhe veprimtarinë e të menduarit, sepse konkurrenca në skitë është e madhe”, sqaron sportisti.

30 vjet pas sukseseve të tij, sot nëpër gjurmët e skiatorit po ecën Albert Popov, i cili me arritjet e veta jep shpresa për zhvillimin e skive në Bullgari.

"Ai bëri një arritje të madhe gjatë kësaj stine. Por, pyetja është sesi psikika e tij do të përballet me këtë situatë – a e ka arritur majëne mundësive të veta, ose mundet akoma të zhvillohet. Kjo tanimë varet prej tij" – mendon Popangellov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: hotelpopangelov.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD