Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Vëlldobrev dhe të “Dyshuarit e zakonshëm” nisen në një turne evropiane

Foto: BGNES

Ulemi përpara valëve të detit dhe në rërë me kitarë, bar-bufeja është afër detit, kurse afër detit-bar bufeja ... Mëngjesi pa alarm është si qielli pa re, ndokush e ka ndaluar Tokën....

Në qoftë se nuk keni hyrë në ëndrra, me siguri tanimë jeni kujtuar se, këto citate janë nga teksti i këngës ”Më ngadalë” – një nga këngët-hit të fundit në repertorin e grupit. Kurse të “ Dyshuarit e zakonshëm” janë emra të shënuar nga skena jonë – Ivan Leçev dhe Mirosllav Ivanov – kitarë, Stojan Jankullov – perkusione, Veselin Veselinov-Eko – kontrabas. Adhuruesit e tyre jashtë shtetit mund t’i dëgjojnë gjatë muajit mars në 6 qytete evropiane.

Turneun evropian të “Dyshuarit e zakonshëm” e fillojmë në festën e grave 8 mars, në diskotekën e njohur U4- një nga vendet më prestigjioze për muzikën e klubeve në Vjenë – tregon Stefan Vëlldobrev. Darkën tjetër jemi në Munih, kurse më 10 mars – në Berlinin e dashur. Gjatë fundjavës tjetër kemi koncerte në Frankfurt, Amsterdam dhe Karlsruhe. Vjet në këtë kohë zhvilluam një turne të vogël në Bruksel, Luksemburg dhe Londër. Tani po i dyfishojmë qytetet, kurse repertori është i zakonshmi, por do të ketë dhe momente të reja. Pikërisht në këto qytete do të prezantohemi për herë të parë dhe kërkojmë që koncertet të jenë speciale. Në fund të programit do të përfshijmë një ... jo pikërisht këngë, por një interpretimin tim të vjershës së Petko R. Sllavejkovit “Hubava si tatkovino” (Je i bukur o mëmëdheu im). E kënduam në koncertin me rastin e Vitit të Ri në sheshin “Batemberg” në Sofje dhe publiku e pëlqeu. Mendoj se fansat tanë jashtë shtetit do ta mirëpresin mirë. Lajmi është se në Vjenë ndaj nesh do të bashkohet mikja jonë Arabel Karajan. Pasi jetoj afro 20 vjet në Bullgari, ajo u kthye në Australi përpara ca kohe. Me të kemi një duet – “A jam unë, apo nuk jam unë” dhe vendosëm se do të jetë mirë që ajo ta këndojë bashkë me ne në skenë. Mendoj se do të jetë një gjë shumë e mirë, sepse nuk jemi parë prej kohe, kurse që të gjithë ne e vlerësojmë shumë.”

Gjatë kësaj stine adhuruesit e teatrit mund ta shikojnë Stefan Vëlldobrevin në 6 shfaqje, kurse pas shpine aktori ka dhjetëra role të rëndësishme në kinema dhe teatër, një film mjaft të suksesshëm dokumentar (si regjisor) e kështu me radhë. Pavarësisht nga kjo, i ashtuquajturi publik i gjerë e njeh më tepër si këngëtar.

Mbase anash duket kështu, por rruga ime thelbësore është puna e aktorit – thotë Stefani. Në këtë moment luaj në “Teatrin 199” në trilogjinë e njohur “Një pijes e vogël për dhomën e fëmijëve”, “E tmerrshme por e këndshme” dhe “Njerëzit nga Ozi” – dramaturge është Jana Borisova, regjisor Galin Stoev, si dhe në teatrin “Sëllza i Smjah” /“Lot e të qeshura”/, në teatrot në qytetet Sliven dhe Plovdiv...Marr pjesë dhe në filma, por vetëm në kinemanë e vërtetë, nuk marr pjesë në filma me seri. Që të gjitha këto gjëra nuk janë kaq të dukshme. I jap llogari vetes se këngët janë të përshtatura më tepër për mediet, por nuk kam asgjë kundër, sepse kjo është një pjesë nga rruga ime dhe bile fillimi i saj. Akoma si nxënës shkruaja këngë, ekzekutoja muzikë, kisha grupin tim... 8 vjet luaja në piano, por vendosa se nuk kam durimin e duhur dhe hoqa dorë të aplikoj në shkollën muzikore. Vazhdova me kitarën. Mendoja se jam regjistruar për të marrë mësime në kitarë elektrike. Doli se do të mësoja kitarë klasike, por unë u dashurova pas këtij instrumenti dhe vite të tëra e mësoja me një dëshirë të madhe. Pas kësaj hyra në Akademinë Teatrale, filluan rolet për Teatrin Mësimor, i përfundova studimet...

Albumin e parë “Të dua, o e dashura ime” e incizova gjatë vitit 1994. Qesh shumë i zënë në teatër, kompozoja aktivisht muzikë për filma si dhe muzikë teatrale... Nuk mund t’i lejoja vetes të mirëmbaja një grup. Qemë një projekt pak i çuditshëm – çdo një vinte dhe incizonte pjesën e vet, nuk bënim prova, ata dëgjonin në fund incizimin e përfunduar... Gjatë vitit 2012 pas një pushimi 10 vjeçar nga ana ime, në mënyrë spontane e ndjeva se duhet të mblidhemi përsëri. Realizuam disa koncerte - në “Sallonin e Arteve” dhe akoma disa në kuadrin e një jave. U çudita sesa shumë njerëz i dinë dhe i kujtojnë këngët. Kurse unë mendoja se, çdo gjë është e harruar dhe ky është një çast i bukur i mbetur në të kaluarën. Mblodha kurajë dhe energji dhe vendosëm të bëjmë një album të ri, kurse grupin e quajtëm të “Dyshuarit e zakonshëm”. Qemë një “orkestër pa emër”, tanimë jemi një orkestër me emër.

Të them po kështu se tani vonë filluam provat dhe për spektaklin muzikor “Evita” në operën e Plovdivit. Unë do të luaj Çe – “një Antonio Banderas i ri” qëndron përpara jush. Por nuk kërkoj role në të cilat të paraqitem si muzikant, dua që rruga ime prej aktori të jetë pa “paterica” anësore. Dhe në skenën muzikore nuk përdor “mjete ndihmëse” prej aktori, pavarësisht se mundem. Që në moshën 17-18 vjeçare merrem me të dyja artet dhe kjo është fare e natyrshme për mua.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD