Me rastin e përvjetorit të 120 të lindjes së piktorit Deçko Uzunov, Galeria e Arteve Figurative e qytetit Sofja prezanton një ekspozitë me autoportrete të tij. Ata janë vetëm katër – “Autoportret me shenjtorë” nga viti 1982 dhe “Portret familjar” (Autoportret me Ollgën) nga po ky vit, si dhe dy tablo pronë të Galerisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Humorit dhe të Satirës në qytetin Gabrovo. Piktori Deçko Uzunov lindi në vitin 1899 në qytetin Kazanllëk. Veprat e tij gjithnjë kanë provokuar interesin e kritikëve, gazetarëve, kolegëve dhe adhuruesve të artit figurativ. Talenti i tij i madh shfaqej në të gjitha gjinitë e artit figurativ. Ndër veprat e tij ka shumë portrete, peizazhe, piktura natyraliste, ilustrime. Krahas kësaj përderisa ishte gjallë e kërkuan edhe si skenograf dhe skulptor. Në ekspozitën e tanishme prezantohen edhe skica dhe piktura pak të njohura të autorit të cilat ruhen në Galerinë e Arteve Figurative “Deçko Uzunov”. Veprat do të mbeten të ekspozuara deri në qershor të këtij viti.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..