Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov është për vizitë zyrtare në Bullgari. Pasi u takua me të Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva shprehu shpresë se bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të fillojnë gjatë korrikut dhe se gjatë dhjetorit vendi do të jetë anëtar me të drejta të plota në NATO. “Ne hapëm një faqe të re në histori”, deklaroi Dimitrov dhe e falënderoi Bullgarinë për përkrahjen. Kjo është vizita e parë e Nikolla Dimitrovit në Bullgari pas miratimit të emrit të ri të shtetit. Javën e kaluar Bullgaria ishte një nga vendet e para që e ratifikuan Protokollin e aderimit të fqinjit tonë jugperëndimor me NATO-n.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..