Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u takua në Sofje me Ministren e Punëve të Jashtme të Indisë Sushma Swaraj. Kjo është vizita e parë te ne e një ministri të jashtëm të Indisë që prej 20 vitesh. Ministret Zaharieva dhe Swaraj nënvizuan se dy vendet tona, të cilat sivjet shënojnë 65 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, gëzojnë një miqësi tradicionale dhe frytdhënëse. Ndër fushat me potencial të madh për zhvillim u theksuan teknologjitë e larta, farmaceutika, bujqësia, industria ushqimore, turizmi. Zonja Zaharieva vuri në dukje se ka një kompani bullgare, e cila ka biznes të suksesshëm në kuadrin e programi “Bëje në Indi”, një kompani tjetër është furnizuese e internetit ndër mbi 200 000 përdorues në Delhi, ndërsa një uzinë bullgare prodhon ilaçe në Indi. Mbi 14 500 indianë e kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit 2018. Që nga marsi i këtij viti vizat bullgare do të lëshohen në 15 qytete të Indisë.
Ministri i jashtëm austriak Aleksandër Shalenberg theksoi nevojën që të gjitha vendet e rajonit të Danubit të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe që Danubi të jetë një lumë i brendshëm për Bashkimin Evropian, njofton BNT. Këtë vit, Austria është..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, në shumicën e zonave - pothuajse i qetë. Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi..
Pas një mbledhjeje të gjatë disa orëshe, Sinodi i Shenjtë zgjodhi tre mitropolitët mes të cilëve duhet të zgjidhej patriku i ri bullgar. Këta janë Mitropoliti i Loveçit Gavriill, Mitropoliti i Vracës Grigorij dhe Mitropoliti i Vidinit Daniill...
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk..
“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë..