Tri medalje të arta dhe dy të bronzta fituan atletët bullgarë në edicionin e 24 të Kampionatit Ballkanik në Stamboll të Turqisë. Radosllava Mavrodieva (gjyle), Tihomir Ivanov (kërcim së larti) dhe Mitko Cenov (3000 metra) fituan medaljet e arta, ndërsa Jollo Nikollov (3000 metra) dhe Milena Mitkova (kërcim së gjati) fituan bronzin. Në kampionatin ballkanik morën pjesë sportistë nga 20 vende.
Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar. Iraniani i natyralizuar së fundmi fitoi medaljen e artë në kategorinë 62 kg në Kampionatin e..
Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..
Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve..