Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Republika Maqedonia e Veriut shpalli zyrtarisht emrin e saj kushtetues

Foto: BTA

Përfaqësia e Përhershme e Bullgarisë pranë OKB-së në Nju Jork është lajmëruar me notë verbale se si rezultat nga ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, emri zyrtar i shtetit maqedonas bëhet “Republika Maqedonia e Veriut”,  shkurtimisht  “Maqedonia e Veriut”. Pas njoftimit zyrtar nuk do të përdoren më emërtimet “Maqedonia”,“Republika e Maqedonisë”, “Ish republika jugosllave Maqedonia”, si dhe akronimi FYROM/IRJM, thuhet në notën verbale për emrin e ri kushtetues të vendit. Nota është dërguar deri tek të gjitha shtetet-anëtare të OKB-së dhe të gjitha vendet me status të vëzhguesve në organizatën botërore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme në Sofje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD