Për nder të alpinistit të madh bullgar Bojan Petrov, i cili vdiq gjatë pranverës së vitit të kaluar gjatë ngjitjes së majës Shisha Pangma në Himalaje, u prezantua përmbledhja “Vrasja e të pamundurës”.
Libri është vepër e legjendës së alpinizmit – italiani Reinhold Messner . Në të ai mbledh mbi 30 artikuj, në të cilat alpinistë të njohur nga e gjithë bota diskutojnë temën për kufijtë në alpinizëm. Autori i një prej tyre është Bojan Petrovi, të cilit Reinhold Messner ia përkushton librin e tërë. Premiera në Sofje u zhvillua më 7 shkurt – ditëlidnja e Bojan Petrovit.
„Për mua është një kënaqësi të lexoj në këtë libër për një bullgar, i cili ecën nëpër malet e larta tetëmijëshe kështu, si nëpër malet tona amtare. Ai qe një njeri jashtzakonisht i përpiktë dhe me qëllime të qarta“, komenton alpinisti i njohur bullgar Dojçin Vasilev.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..