Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ritmos Negros” – muzika afro-peruane në Bullgari

Foto: arkiv personal

“Ne krijojmë muzikë në bazë të traditës peruane dhe të rrënjave të saj afrikane. Ajo është plot shumë kolorit dhe ritëm emocional” – këtë e thotë Piero Epifanía nga Peruja, i cili i bie kahonit. Ai është solist i “Ritmos Negros” dhe është autor i kompozicioneve. Në grup pas tij u përfshi së pari Simeon Leonidov – kitarë, më vonë Boris Taslev – bas-kitarë dhe më në fund saksofonisti Arnau Garrofé Farràs. Kuarteti është formuar para më pak se dy vjet, por tashmë ka një album të incizuar me emrin e tyre. Pjesëmarrjet në klube grumbullojnë gjithnjë e më shumë adhurues të tyre dhe kjo çon në përhapjen gjithnjë e më të madhe të këtij stili jo shumë të njohur muzikor te ne. Shkaku për ardhjen e Piero Epifanía dhe të Arnau Garrofé në Bullgaria është dashuria – jo vetëm në aspekt personal, por edhe në aspekt muzikor, bëhet fjalë për dashurinë e tyre ndaj muzikës më të ndryshme.

Unë jetoj në Bullgari që prej pesë vitesh – thotë Piero. – Udhëtoj vazhdimisht midis Amerikës Latine dhe Ballkanit. Ideja e “Ritmos Negros” është që të krijojmë muzikë origjinale në bazë të kulturës afro-peruane. Para se të mbërrij këtu unë kisha interpretuar muzikë të stileve të ndryshme, por jo edhe muzikën time kombëtare. Këtu kuptova se kam nevojë për të kompozuar muzikë të tillë, dua të kthehem te rrënjat e mia. Ideja ime për krijimin e një grupi të tillë lindi para katër vitesh. Pasi u njoha me Simo (Simeon Leonidov), filluam të interpretojmë muzikë së bashku. Pas kësaj pritëm disa muaj, sepse Borisi duhej ta përfundonte disa angazhime të veta dhe ai u bashkua me ne. Pasi u përfshi edhe Arnau tashmë arritëm tingullin e kërkuar nga unë. Ai luan përveç në saksofon edhe në flaute në bandë. Ka një lidhje shumë të mirë mes nesh.



Kjo ishte diçka e re për mua – thotë Arnau. – Deri tani nuk kisha interpretuar stil të tillë muzikor dhe në “Ritmos Negros” mësova gjëra të reja. Në fillim kisha vështirësi sepse duhej ta gjeja vendin tim në këtë muzikë. Kjo nuk është xhaz, ndërsa atje unë e ndiej më mirë veten time. Kështu qe tashmë ndihem më i sigurt, por po vazhdoj të zhvillohem dhe të kërkojë gjëra të reja në folklorin e Perusë.

Etiketa e xhazit nuk është e pranishme këtu, saktëson Borisi – Në qoftë se ndokush supozon se e përziejmë ritmin latino me atë xhaz, bën gabim. Qëllimi është që të afrohemi maksimalisht me gjuhën e muzikës afro-peruane. Kompozimet janë vepër e Pieros, por orkestrimet i bëjmë të gjithë ne. Çdo një prej nesh mbështetet te stili i vet personal dhe mënyra individuale e interpretimit, por duke u bazuar te ritmet dhe melodia peruane. Procesi i zhvillimit dhe i njohjes së kësaj kulture të largët për ne po vazhdon. Themelet, pikënisjet, si të thuash, ne i kemi nga Piero Epifanía.


Bojan Bojaxhiev, PR i “Ritmos Negros”, shtoi se sipas tij unikalja është jo muzika, por vetë formimi i formacionit konkret muzikor. Nuk ka grup të tillë as te ne, as në Ballkan. Është shumë bukur se muzikantë të tillë si Pero dhe Arnau ndodhen në Bullgari dhe e kanë transferuar artin, kulturën dhe muzikën e tyre, duke kërkuar horizonte të reja me kolegët e tyre bullgarë.

Piero Epifanía ka një projekt të vet, ku ekzekuton muzikë bashkë me muzikantë të tjerë, duke e studiuar edhe folklorin tonë. Kështu ai shpreson se së shpejti do të krijojë një projekt tjetër, i cili do të sintezojë folklorin e vendit të tij me atë bullgar.

Siç duket 2019-ta do të jetë një vit shumë dinamik për “Ritmos Negros”. Muzikantët do të kenë shumë shfaqje në festivale të ndryshme si te ne, ashtu dhe jashtë. Tashmë kanë repertor të grumbulluar për një album të ri. Një rol të rëndësishëm në koncertet e tyre shpesh luan edhe valltarja magnetike Maria Cossa.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD