Tanimë një javë me radhë opinioni publik në Bullgari është i shqetësuar me pohimet për një lidhje midis rastit “Skripal” në Britaninë e Madhe dhe provës së hetuar në Bullgari për helmimin e biznesmenit të armëve Emiljan Gebrev. Versioni u nis fillimisht nga sajti hetues britanik Bellingcat dhe partneri i tij rus “Insajdër”, kurse pas kësaj u vazhdua dhe nga disa media në Bullgari me tituj si “Agjent i Drejtorisë kryesore të hetimit, i përzier në rastin “Skripal” është i lidhur dhe me helmimin e Gebrevit”.
Sipas gazetës “Tajms” policia e Londrës dhe MI 5 (kundërzbulimi britanik) e studiojnë rastin bullgar që nga viti 2015 e këtej. E thënë në mënyrë më të përgjithshme, objekt i hetimit është një agjent rus me pseudonimin Fedotov, i cili ka qenë në Britaninë e Madhe gjatë kohës së helmimit të Skripalit me preparatin kimik Noviçok. Ai ka kaluar përmes Bullgarisë tre herë, njëri prej të cilëve përkon me periudhën e helmimit të Gebrevit. Në Britaninë e Madhe Fedotov ka qenë ndihmës, dhe jo kryerës i vrasjes mbi Skripalin.
Rasti dje u politizua përmes takimit të kryeministrit Bojko Borisov me ambasadoren britanike në Sofje Emma Hopkins, në të cilin morën pjesë kryeprokurori Sotir Cacarov, ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov dhe shefi i Agjencisë Shtetërore “Sigurim Kombëtar” Dimitër Gjeorgjiev. Nuanca suplementare ndaj tij shtuan dhe disa deklarata të tjera politike. Pasi një ditë më herët-më 10 shkurt, lideri parlamentar i partisë drejtuese GERB Cvetan Cvetanov pati shprehur bindjen se Rusia do të provojë të ndërhyjë në zgjedhjet dhe në Bullgari, ambasadori i Moskës në Sofje Anatolij Makarov përsëriti se, nuk ka marrë udhëzime për një gjë të ngjashme dhe i përcaktoi si absurde pohimet për lidhje të Rusisë me helmimin e biznesmenit bullgar Gebrev.
Pas bisedës së kryeministrit me ambasadoren britanike u bë e qartë se, hipoteza për një lidhje midis kazusit “Skripal” dhe helmimit të Gebrevit është përhapur nga vet biznesmeni gjatë vitit të kaluar, por ekspertiza e porositur përsëri prej tij në Finlandë nuk ka gjetur substanca nga lista e Konventës për armë kimike. Por del se, në shtëpinë e tregtarit të armëve ka gjurmë prej insekticideve në një makinë për kafe, kurse një lëndë e ngjashme është gjetur dhe në sallatën të cilën e ka ngrënë në darkë me partnerë. Në mënyrë ironike apo jo, gazeta “Trud” ngulmoi tek kjo rrethanë nën titullin “Gebrev i helmuar përmes makinës për kafe dhe sallatë”.
Të premten e kaluar Dmitrij Peskov – sekretar i shtypit i presidentit rus Putin pyeti “... si është i mundur përdorimi i substancës helmuese në Evropë të mbetet pa u vënë re gjatë vitit 2015? Pse kuptuam për këtë tani?” Kjo pyetje mbetet e hapur dhe sot, duke dhënë shkak për hipoteza të ndryshme.
Mos vallë nuk bëhet provë për të shkaktuar një reagim të ri në Bullgari, pasi vjet ajo nuk u aderua ndaj pjesës më të madhe të vendeve në Bashkimin Evropian dhe NATO, të cilët për shkak të “Sikripalit” dëbuan diplomatë rus. Atëherë Sofja deklaroi se, ka nevojë për dëshmi më të shumta për ndërhyrjen e Rusisë në provën për atentat, kurse dje faktikisht tha se, akoma nuk ka dëshmi, por vazhdon të kërkojë të tilla në një koordinim të plotë me zyrat e Britanisë së Madhe.
Duke shprehur një kënaqësi nga takimet e veta me kryeministrin Borisov, ambasadorja Emma Hopkins komentoi se, “Zyrat bullgare dhe britanike punojnë në një bashkëpunim mbi rastin “Gebrev” dhe ... hetimi do të vazhdojë pas Brekzitit”. Përse diplomatja vendosi ta thotë këtë dhe a nuk e nënkupton atë që është thënë se, rinovimi i çuditshëm i kazusit është i lidhur në ndonjë farë mënyre me ndarjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian?
Po përhapet dhe versioni, sipas të cilit tregtari bullgar i armëve ka qenë objekt i një prove për atentat për shkak të biznes interesave private. Sipas ish-shefit të AgjencisëShtetërore “Sigurim Kombëtar” Cvetlin Jovçev një pjesëmarrje e mundshme e shërbimit të posaçëm rus në një rast të ngjashëm është i përjashtuar, sepse do të thoshte se Moska nuk ka kontroll mbi shërbimin e posaçëm të vet personal dhe nëpunësit e tyre.
Kazusi mbetet i hapur, sepse vetëm pas 2 ditëve - më 14 shkurt, ai do të shqyrtohet edhe nga Komisioni Parlamentar për kontroll mbi shërbimet e sigurisë, gjë nga e cila rrjedh se kazusi po vazhdon të jetë politik.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..