Pas disa ditësh /më 14 shkurt/ në sallën “Bullgaria” do të tingëllojë Koncerti për violinë dhe orkestër i kompozitorit Minko LLambov në interpretim të violinistit tonë të njohur Svetlin Rusev (koncert-mjeshtër i Orchestre de la Suisse Romande dhe orchestre Philharmonique de Radio-France) dhe Filarmonisë së Sofjes. Dirigjent do të jetë finlandezi Sasha Makila. Kjo është premiera bullgare e veprës, të interpretuar për herë të parë në Rusi.
Pianist, kompozitor i muzikës në gjini të ndryshme, Minko Llambov është dhe lider i Shaka Zulu Orchestra. Përpara disa muajve Ethnopuzzlology – albumi debutues i grupit, fitoi dekoratë nga klasifikimi ndërkombëtar për muzikë të re “Akademia Music Awards” – Los Anxhelos. Adhuruesit e eksperimenteve të etno-xhaz it e njohin Minko LLambovin dhe nga formacionet e tij të tjera. Kurse përpara disa vjetëve me sukses qe prezantuar pop-opera e tij “Peshkatari dhe shpirti i tij”.
“Unë jam prej një familje muzikantësh – babai im është kompozitor, dirigjent dhe pianist, kurse nëna ime është pedagoge e pianos, motra ime po kështu është pianiste. Edhe gjyshi im ishte muzikant. Ai luante në oboe, fizarmonikë dhe piano. Unë jam nxënës i Shkollës Kombëtare Bullgare “Ljubimir Pipkov”. Kë mësova oboe dhe piano, si dhe i Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” ku studiova në dy drejtime – instrumental dhe teori dhe kompozim. Aktualisht po përfundoj magjistraturë në dirigjim orkestral tek maestroja Gjeorgji Dimitrov në Universitetin e Ri Bullgar. Mund të them se kam dy prioritete themelore – muzikën dhe familjen time. Grupi im i parë më serioz i muzikës xhaz qe “Brejnstrom” me Mitko Ljolevin /saksofon/, Gëmzata, Bobi Petrov dhe Gjeorgji Stankov. Pas kësaj bëra një projekt shumë interesant për etno-xhaz – “Ikadem” në të ekzekutonte Nedjallko Nedjallkov-fyell, por mjerisht projekti nuk vazhdoi shumë gjatë. Dashuria ime më e madhe si dhe suksesi im më i madh është projekti “fusion”Shaka Zulu Orchestra”, me të cilin vjet bëmë albumin tonë debutues, pavarësisht se grupi ekziston prej më shumë se 10 vjet. Me këtë formacion fituam një njohje shumë serioze pa e pritur fare – dekoratën e Akademisë “Los Anxhelos për album “funk-fusion” të vitit 2018. Grupi është prej 13 vetave. Një dozë të madhe miqësie ka në ekipin tonë, me disa nga muzikantët punojmë akoma që nga vitet kur ishim nxënës. Projekti me të vërtetë është unik dhe e prezanton krijimtarinë popullore bullgare në bazë të një mënyre shumë më të ndryshme, në qoftë se bëjmë krahasim me të gjitha projektet e ngjashme në Bullgari. Mbase për shkak të grupit të madh vështirë marrim ftesa nga festivalet tek ne. Por, shpresoj se pas këtij vlerësimi të madh, të cilin e fituam nga klasifikimi i autoritetshëm amerikan, gjërat do të ndryshojnë dhe grupido të fitojë njohjen e domosdoshme edhe në Bullgari... Unë frymëzohem prej gjërave të shumta. Njëra prej tyre është folklori i kombeve të ndryshme. Në muzikën e “Shaka Zullu” gjendet dhe dallohet folklori bullgar, folklori turk, kemi dhe një psalm koptik – muzikë e shkruar 30 vjet pas lindjes së Krishtit. Aty ka shumë motive afrikane, kubane, indiane, flamengo, muzikë cigane – në përgjithësi të gjitha kombett të cilat na kanë interesuar kanë gjetur vend. Drejtimi tjetër për mua është muzika klasike dhe xhazi. Mundohem që të ruaj formën dhe zhvillimin klasik të këngëve, duke përdorur ritme të ndryshme, intonacione e kështu me radhë.”
“Mora ftesën për Rusi në sajë të kontakteve të babait tim, i cili dirigjon aty orkestrën simfonike të qytetit Kostroma. Në një nga programet e orkestrës kishte përfshirë një suitë prej baletit tim “Stuhia” në bazë të tekstit të Aleksandër Ostrovskit dhe ajo u pranua shumë mirë nga publiku dhe drejtoria e orkestrës dhe kështu filloi bashkëpunimi ynë. Koncerti ishte shkruar posaçërisht për violinistin tonë të njohur Svetlin Rusev dhe i është kushtuar atij. Premiera qe në Kostroma më 24 dhjetor 2017 – pikërisht në Natën e Buzmit. Në fillim të vitit 2018 e incizuam me orkestrën simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, kurse tani do të zhvillohet premiera bullgare më 14 shkurt në sallën “Bulgaria”.
Për po këtë festival ndërkombëtar në Kostroma kemi ftesë kësaj radhe me “Shaka Zullu”, ku do të prezantojmë muzikë nga albumi me orkestër simfonike. Do të prezantojmë muzikë nga albumi i dekoruar, por në interpretim me orkestër. Ndër veprat e mia të reja është “Mjellmat e egra” – një program muzikor për fëmijë, i cili është gati, por kemi nevojë për mjete që ta vëmë në skenë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaU lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..