Sot nga ora 18:00 në galerinë “Vaska Emanuillova” në Sofje do të projektohet filmi “Blini shpresë” kushtuar Lika Jankos (1928 – 2001). Ajo është piktore bullgare me origjinë shqiptare. Prindërit e saj janë shqiptarë të shpërngulur në Bullgari. Gjatë tërë jetës së saj Lika Janko ka realizuar vetëm 7 ekspozita. Duke qenë e gjallë piktorja i dhuroi Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje 82 piktura të veta. Në veprat e saj mbizotëron ngjyra e bardhë, sepse sipas piktores kjo është ngjyra e Zotit.
Aktualisht në të njëjtën galeri po mbahet ekspozita “E huaja e afërt” me veprat e Lika Jankos, që do të vazhdojë deri më 20 shkurt. Ju propozojmë të lexoni te “postimet e lidhura” dy artikuj tanë kushtuar krijimtarisë së piktores së talentuar, ku mund të shijoni disa prej veprave të saj.
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë më të rafinuar që përcillet jo vetëm te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..
Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në..