Dora Delijska fitoi famë shumë shpejt dhe u bë një ekzekutuese e respektuar. Arsimin e mbaroi në disa shtete. Është mbajtëse e një sërë çmimesh prestigjioze. 18 vitet e fundit pianistja e re jeton në Vjenë. U vendos aty për të mësuar në Universität für Musik und darstellende Kunst Wien, por mbeti e magjepsur nga qyteti.
“Përshtypje më të madhe më bëri qëndrimi i njerëzve ndaj muzikës klasike dhe punës së muzikantit – shpjegon ajo. – Për fëmijët është i siguruar një arsim i mirë muzikor, shumica prej tyre luajnë në ndonjë vegël muzikore, dhe pavarësisht nga profesioni i ardhshëm, tërë jetën mbeten të lidhur me artin.”
Që nga fëmijëria Dora Delijska asistonte në provat e Operës së qytetit Pleven, ku e ëma e saj Vanja Delijska ishte këngëtare. Dhe kori i fëmijëve “Zvënika” në të cilin këndonte Dora, ndërsa Vanja ishte dirigjente, formoi shijet muzikore të pianistes së ardhshme.
“Linda në qytetin Pleven, aty mbarova dhe Shkollën Muzikore në klasën e zonjës Eleonora Karamisheva – vazhdon bashkëbiseduesja. – Në Akademinë Muzikore në Vjenë pata fatin të mësoj te profesorë të ndryshëm - Jürg von Vintschger, Stefan Vladar, Noel Flores. Paralelisht bëra specializim te Oksana Jabllonskaja në Itali. Një vit mësova në Holandë... E gjithë kjo më dha mundësi të njihem me shkolla të ndryshme muzikore, por bazën te unë e formoi zonja Karamisheva dhe profesoresha Marina Kapacinskaja. Edhe më sot kur mësoj ndonjë vepër muzikore, mendoj se çfarë pasuri të veglës mund të nxirren dhe të prezantohen para publikut.”
Repertori i pianistes Dora Delijska përfshin kompozitorë të epokave të ndryshme – Bah, Mozart, Bethoven, List, Shuman, Bartok, Ligëti... Ndër momentet më të rëndësishme të karrierës radhit debutimin e suksesshëm në sallën prestigjioze të koncerteve Vienna Musikverein në vitin 2011. Pas kësaj mori shumë ftesa për shfaqje të ndryshme. Shpesh del në skenën Konzerhaus. Punon mbi programe të ndryshme të lidhura me punë studimore. Në vitin 2018 prezantoi albumin e dhjetë me radhë The B-A-C-H Project, të cilin e caktoi si më i rëndësishmi në zhvillimin e vet muzikor dhe artistik.
“Kjo nuk është vetëm koncept muzikor, por edhe filozofi, e cila ndihmon takimin e kompozitorëve Bah, Shostakoviç dhe Shopin jashtë kohës dhe hapësirës. Krahasova dy cikle me prelude dhe fuga - “Piano e zbutur mirë” të Bahut dhe “24 prelude dhe fuga” të Shostakoviçit. Në etapën e fundit shtova etyde të Shopinit – bëra katër blloqe në tonalitetet të cilat iu përgjigjen inicialet e Bahut në gjuhën gjermane – si bemol (B) – la (A) – do (C) dhe si (H). Në secilin përfshiva vepra të ndryshme të krijuara prej këtyre tre kompozitorëve gjenialë. Pas premierës të gjithë u shprehën unanim se e pranuan muzikën si një cikël unik dhe të përfunduar. Sipas meje, një qëndrim i tillë artistik ndaj artit jep liri dhe thyen suazat. Për mua me më shumë rëndësi është të merrem me muzikë. Më pëlqen skena.”
Tani Dora Delijska është duke përgatitur një program kushtuar valsit, në të cilin prezanton aspekte të papritura të vallëzimit. “Duke filluar me Musica Ricercata të Ligetit dhe “Bagateli” të Bartokut, tregoj se në dy ciklet ka valse “të fshehura”, të cilat trajtojnë këtë gjini në një mënyrë moderne – tregon Dora Delijska. – Nëpërmjet kompozitorëve Debjusi dhe Ravell prezantoj ide të lidhura me valsin, ndërsa në pjesën e dytë dëgjohet vals i Shubertit, Listit dhe Shtrausit.”
Përveç në Vjenë ky program do të prezantohet edhe në Francë me ndihmën e Institutit Kulturor Bullgar në Paris dhe Culture Bulgare à Strasbourg.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..