Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet e huaja në Bullgari nuk mjaftojnë, ndërsa kapitali bullgar investon jashtë

Kompanitë e huaja që prodhojnë pjesë këmbimi kanë hapur mbi 20 000 vende pune në Bullgari.
Foto: dnevnik.bg

Sipas të dhënave paraprake deri në nëntor të vitit 2018 të Bankës Popullore Bullgare, vitin e kaluar investimet e huaja në Bullgari janë pakësuar me mbi gjysmë mlrd euro dhe kanë arritur shumën modeste prej 800 mln eurosh. Në të njëjtën kohë kompanitë bullgare kanë eksportuar dhe investuar jashtë rreth 280 mln euro. Siç duket saldoja është shqetësuese dhe jep shkas për analiza dhe marrje masash për inkurajimin e investimeve nga jashtë, gjë që e vuri në dukje këto ditët e fundit Presidenti Rumen Radev. Mirëpo, Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov është i sigurt se investimet në Bullgari nuk ulen dhe e përkrah këtë tezë me argumentin se gjatë 2017-ës ka pasur 31 projekte për investime të klasës A me vlerë 311 mln leva, derisa vitin e kaluar projektet e certifikuara kanë qenë 28, por për 850 mln.

Kohët e fundit Bullgaria u bë një prej nënfurnizuesve më të rëndësishëm të pjesëve të këmbimit, agregateve dhe të pajisjeve të tjera për industrinë e automobilave. Mbi 100 janë firmat e huaja në këtë degë, të cilat janë vendosur në vendin tonë. Autoritetet i ndihmojnë maksimalisht këta investitorë, të cilët nga ana e vet u sigurojnë punë dhjetëra mijëra bullgarëve pa kualifikim të lartë dhe me kompetenca të kufizuara. Në fakt ky është krahu i lirë i punës në shumicën e krahinave bullgare që kërkohet më shumë nga investitorët. Mirëpo, ka edhe të tillë, të cilët pas një kohe të veçantë në Bullgari heqin nga dorë nga qëllimet e tyre të para. Kështu për shembull kompania kanadeze ALC para pak kohe i mbylli tri uzinat e saj për tapiceri automjetesh për BMW dhe MINI në Bullgari, duke u ankuar nga mungesa e krahut të punës. Para një muaji pronari norvegjez i një prej telekomeve më të mëdha në Evropë – Telenor, mori vendim për t’i shitur aktivet e veta në disa vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore, përfshi këtu Bullgarinë. Veprime të ngjashme ndërmorën në sektorin bankar edhe banka franceze Societe Generale dhe ajo greke Piraeus Bank. Tani për tani interesi ndaj Bullgarisë po mbetet nga ana e shumë kompanive ndërkombëtare për outcourcing dhe call-qendra. Mirëpo, ato përveç parash për pagat dhe për qiratë e zyrave nuk kontribuojnë konsiderueshëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Në këtë sfond vëzhgohet një dukuri relativisht e re në rrethet afariste bullgare – investimet e biznesit bullgar jashtë. Ato shkaktojnë reaksione më të ndryshme, sepse praktikisht bëhet fjalë për tërheqje të kapitaleve bullgare nga vendi, por nga ana tjetër kjo është një mundësi për fitime të reja më të mëdha, të cilat në një ose tjetër mënyrë kthehen në vendin-nënë.

Vëzhguesit u kushtuan vëmendje të posaçme dy investimeve relativisht të mëdha bullgare përtej kufirit. Afaristi i njohur bullgar dhe pronar mazhoritar i një prej tri telekomeve më të mëdha në vend, Spas Rusev, bleu pakon e aksioneve në operatorin më të madh të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri – Telekom Albania. Vlera e marrëveshjes është rreth 50 mln euro. Edhe më kureshtare është se ky investitor bullgar nuk i fsheh synimet e veta për të për të blerë dhe telekome të tjera në regjionin e Evropës Juglindore dhe në Ballkan. Marrëveshja tjetër e madhe e një investitori bullgar u realizua në Moldavi, ku holdingu i bashkuar “Doverie” mori kontrollin e bankës së dytë për nga madhësia Moldindconbank. Çmimi i marrëveshjes nuk u shpall publikisht.

Nëse do t’u besojmë të dhënave paraprake të Bankës Popullore Bullgare, ose sigurimeve të qeverisë se nuk ka ulje të investimeve të huaja në vend, apo jo, kjo në fund të fundit nuk është kaq e rëndësishme. Me rëndësi është se pavarësisht se sa janë, investimet e huaja në Bullgari nuk mjaftojnë, ndërsa pa to vendi ynë nuk mund t’i arrijë brena afateve të pranueshme vendet më të zhvilluara në BE. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD