“Muaji janar është Surva!” – thonë banorët e Pernikut, sepse çdo vit të shtunën dhe të dielën e fundit të muajit qyteti mirëpret pjesëmarrësit në Festivalin Ndërkombëtar të Lojërave të Maskaradës “Surva”. Edicioni i 28 i karnavalit do të mirëpresë mbi 7500 pjesëmarrës. Gjithsej 102 grupe do të demonstrojnë maska nga të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë. 19 grupe nga Maqedonia, Rusia, Portugalia, Italia, Serbia, Rumania, Greqia, Sllovenia dhe Turqia do të paraqitin zakonet e tyre. Çdo vit interesi i fëmijëve ndaj festivalit bëhet gjithnjë e më i madh dhe sivjet mbi 1300 fëmijë do të zhyten në traditat e maskaradës.
Festa folklorike “Surva” është elementi i katërt bullgar i përfshirë në listën e UNESKO-s për trashëgiminë jomateriale kulturore, bashkë me Gjyshet e Bistricës, Nestinarsvo dhe Qilimat e Çiprovcit. Çdo ditë në Ditën e Shën Vasilit (më 14 janar sipas stilit të vjetër), në vendbanimet në territorin e Pernikut rikrijohet zakoni i lojërave të meshkujve të maskuar të quajtur “survakarë”, ose “kukerë”. Ljudmill Jordanov – brez i tretë i ruajtësve të traditës, na shpjegon "se edhe të dy emrat janë të drejtë, varet nga cila pjesë e Bullgarisë është zakoni. Në rajonin e Pernikut i quajnë “meçkarë” dhe “survakarë”, ndërsa në disa krahina të tjera – çaushë, babugerë, starci, suratë etj., por fjala më e përhapur është kukerë."
Rrënjat e kësaj tradite autentike janë në ritualet pagane të trashëguara nga e kaluara e largët. Zakoni fillon në mbrëmje më 13 janar, kur kukerët ndezin zjarre – besohet se zjarri na pastron dhe na ringjall për një jetë të re. Që prej shekujsh tradita e Survës trashëgohet nga biri nëpërmjet babait. Ljudmill Jordanov ka qenë për herë të parë kuker që në moshën 3 vjeçe në vitin 1993, bashkë me vëllain e tij 7 vjeçar, me babanë dhe gjyshin e vet. Ata gjithmonë i kanë punuar vetë maskat dhe kostumet për festën, ndërsa përgatitja ka filluar disa muaj para Survës.
"Kostumet e vjetra përmirësohen, ndërsa theksi vihet te punimi i maskave të kukerëve, të ashtuquajturat “fytyra”, na shpjegon bashkëbiseduesi ynë. Grupi takohet në një dhomë të posaçme, e cila në rajonin e Pernikut e ka emrin “meçkarnica”. Çdonjëri i mban me vete materialet e domosdoshme dhe me përpjekje të përbashkëta pjesëmarrësit po përgatiten për festën. Çdo një maskë është individuale dhe e papërsëritshme. Nuk ka plan ose skicë paraprake. Mjeshtri e krijon sipas dëshirës së tij."
Maskat e kukerëve janë të mëdha dhe frikësuese. Besohet se ato duhet të mbahen sekret deri në festën, sepse në rast të kundërt mund ta humbasin fuqinë e tyre magjike. Ljudmill Jordanov na shpjegoi se maska duhet t’i dëbojë fuqitë e këqija dhe të duket sa më e frikshme, më e tmerrshme madje nga e këqija.
"Maskat tanë janë bërë krejtësisht prej materialesh të natyrshme – dru, lëkurë, brirë, thotë ai. Familja jonë e bën konstruksionin më tepër prej Shelgu të kuq (Salix purpurea). Ai është i lehtë dhe elastik. Mbulohet me lëkurë kafshe – prej derri, dhie, lepuri etj. Maska e kukerit është gati, pasi vendosen brirët e frikshëm, të cilët janë prej kafshësh që nuk janë rrezikuar nga zhdukja. Duhet të dihet se zakoni “kukerstvo” nuk është vepër e barbarëve, të cilët i vrasin kafshët."
Sipas bashkëfolësit tonë çdonjëri mund të krijojë një kostum dhe maskë, mjafton të ketë dëshirë dhe t’i bëjë përpjekjet e domosdoshme. Mund të përdoren shumë ngjyrë, por kryesorja është e kuqja, sepse besohet se ajo “i dëbon fuqitë e këqija” Çdo një grup survakarësh i krijon maskat dhe kostumet në një mënyrë të vetë, me materiale të ndryshme – lecka, pendë, rruaza, lëkura prej kafshësh. "Prandaj kukerët janë kaq të pastër dhe të ndryshëm në atdheun tonë të vogël – Bullgaria", na shpjegon Ljudmill.
Ky zakon origjinal është i gjallë edhe sot e kësaj dite, është plotë simbolikë. Çdo një banor i pret me padurim survakarët, të cilët me ritualet e e tyre, vallet, tingullin e zileve të varura në mes, dëbojnë të keqen dhe na sjellin shëndet, mirëqenie dhe bereqet.
"Që nga herët në mëngjes grupi i survakarëve nga Selishten Doll fillon të shkojë shtëpi më shtëpi në fshat, na tregon Ljudmill Jordanov. Me tingujt eufonikë kukerët i dëbojnë shpirtrat e këqija. Ata vallëzojnë për shëndet dhe bereqet. Pasi grupi i viziton të gjitha shtëpitë të gjithë grumbullohen në shesh dhe me tingullin e fundit të zileve i vihet fund festës. Tryeza e përbashkët gjithashtu është një element i detyrueshëm i festës më të madhe në regjionin e Pernikut."
Në vitin 1966 tradita e maskaradës në rajonin e Pernikut u shndërrua në një festival, i cili gradualisht u zgjerua në festival kombëtar, ndërsa që nga viti 1985 mori statusin e festivalit ndërkombëtar. Pernik është anëtar i Federatës së Qyteteve Evropiane të Karnavalit dhe në vitin 2009 u shpall Kryeqytet i Maskaradës i Evropës.
Ngjarja më prestigjioze e zakoneve tradicionale popullore me maska në Bullgari dhe në Ballkan sivjet do të zhvillohet nga 25 deri më 27 janar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal dhe BTA
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..