Mariana Kirova mund të quhet një iluministe e ditëve të sotme. Jo sepse ajo është poete, shkrimtare letrare dhe pedagoge. Por më tepër për faktin se zgjedh t’i transmetojë dijet dhe njohuritë e veta njerëzve të rinj aty, ku për fjalën bullgare ka uri më të madhe – mes bashkësive bullgare jashtë shtetit. Dhe kjo jo në ndonjë shtet të rregulluar mirë evropian, por zgjedh qytetin Taraklia në Moldavi, duke e lënë punën e vet në Universitetin e Sofjes dhe në Muzeun Kombëtar të Letërsisë.
“Më shumë se 80% e popullsisë rreth 15 mijëshe aty është me prejardhje bullgare. Këta janë bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë ikur nga Bullgaria pas luftës së radhës ruso-turke gjatë shekullit të 19. Këta njerëz janë ardhur nga krahinat e rretheve Svilengrad, Haskovo, Stara Zagora, Jamboll, Sliven, Burgas. Ata kalojnë përmes Rumanisë dhe arrijnë deri në Besarabi, ku vendosen. Bashkësia më e madhe kompakte bullgare në Moldavi është në Taraklia. 70% e studentëve në Universitetin Shtetëror në Taraklia “Grigorij Cambllak” janë me prejardhje bullgare.”
Gjatë këtij viti mësimor Mariana Kirova është pedagogia e vetme aty, e deleguar nga Bullgaria nga Ministria e Arsimit. Për universitetin në Taraklia ajo tregon se ky është një institucion jo vetëm arsimues, por dhe kulturor - ka bibliotekë me letërsi bullgare, ku librat janë shumë të kërkuara, ka dhe një grup vallesh, i cili ka një nevojë të madhe për kostume. Studentët nuk hasin vështirësi në kurset e letërsisë bullgare, pavarësisht se që nga lindja flasin një gjuhë dialektike arkaike bullgare. Për 3 muajt e parë në Taraklia ajo vetëm disa herë ka dëgjuar nëpër rrugë fjalim rus.
“Njerëzit aty flasin bullgarisht, atë gjuhë, të cilën e kanë folur gjyshi dhe gjyshja ime në rrethin e qytetit Ivajllovgrad. Me një kënaqësi të madhe u jap mësim studentëve, sepse për ta Bullgaria është një gjë e shtrenjtë. Ata interesohen kaq shumë për kulturën bullgare, për letërsinë tonë! Për ta Bullgaria është vendi më i mirë.”
Pjesa më e madhe e studentëve nga Universiteti në Taraklia duan që të vazhdojnë arsimin e vet në bazë të programeve master në Bullgari. A nuk do të mbeten të zhgënjyer nga realiteti, të cilin do ta takojnë në mëmëdheun kaq të ëndërruar?
“Këta fare nuk janë fëmijë shumë të ledhatuar. Duke ardhur në Bullgari ata do të përshtaten shumë më lehtë, sesa studentët e tjerë, sepse janë të mësuar të luftojnë. Prej viteve dhe brezave të tërë janë mësuar të luftojnë për shpëtimin e vet aty si bullgarë. Tek ata nuk do të shikojmë ato pretendime, të cilat i kemi ne vetë dhe në Bullgari do të gjejnë shumë lehtë vendin e vet.”
Mariana tregon se praktikat prej 15 ditësh në Bullgari janë të shumëpritura nga studentët, por janë krejtësisht të pamjaftueshme. Mirëpo, për fat të keq tani për tani nuk ka mundësi të tjera. Si tërësi ajo i përshkruan njerëzit në Taraklia si shumë të edukuar, konservatorë në kuptimin e mirë të fjalës, të cilëve sjelljet moderne nuk ju kanë ndikuar negativisht.
Derisa është në Moldavi Mariana Kirova kupton për daljen në Bullgari të përmbledhjes së saj me vjersha “Kthimi i Lilitit”, në shtyp është dhe romani i saj i ri “Shtatë vjet dashuri”. Imazhi i famshëm mitologjik i Lilitit, gruaja e parë përpara Evës, e krijuar barazisht me Adamin, lidhet me idenë se gruaja duhet të jetë një partnere e barabartë e burrit dhe vetëm në këtë mënyrë fisi njerëzor mund të përbëjë një të tërë. Kurse romanin e vet të ri ajo e përcakton si një novelë, e cila përshkruan përjetimet e një burri ose të një gruaje në kuadrin e 24 orëve me shumë retrospekcione.
Mariana Kirova është dhe autore e shumë publikimeve shkencore dhe artistike, të përmbledhjeve të vjershave dhe të koleksioneve me tregime. Është mbajtëse e dy dekoratave të para për letërsi, punon dhe si gazetare. Duke pasqyruar punën e Parlamentit në vazhdim të 20 vjetëve, Mariana e kupton se, veprimtaria legjislative në fakt është shumë interesante, sepse tregon tendenca. Kurse veprimtarinë e vet letrare ajo e përshkruan kështu:
“Unë shkruaja vjersha akoma që në vitet e fëmijërisë, shkruaja dhe këpusja fletë, sepse, kur bëhesha më e madhe, tekstet më dukeshin fare fëmijërore... Ai i cili shkruan poezi, disi shumë vështirë fillon drejt prozës, sepse ajo kërkon disiplinë, kurse poezia është emocion, ajo kalon përmes teje dhe del në faqe. Dhe unë fillova të shkruaj prozë ashtu si poezi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..