Në fund të vitit 2018 Ministria e Punëve të Brendshme /MPB/ publikoi të dhëna të fundit për migracionin në Bullgari. Tema është e ndjeshme, disa shifra bëjnë përshtypje të madhe dhe statistika jep shkas për komente të ndryshme – disa janë shqetësuese, disa të tjera – inkurajuese.
Gjatë vitit 2018 në vendin tonë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme gjithsej 1807 migrantë. Ky është një numër relativisht i vogël në krahasim me dy vitet e kaluara, sepse gjatë vitit 2017 të ndaluarit ishin 2 989, ndërsa gjatë 2016-ës – 18 844. Fakti se Bullgaria vazhdon të jetë objekt i një presioni të paligjshëm të migracionit është vetvetiu shqetësues. Mirëpo, pa dyshim presioni po ulet me tempe të shpejta.
Presioni nga Bullgaria drejt BE-së po vazhdon, por gjithashtu me tempe relativisht më të vogla. Gjatë 2017-ës numri i të arrestuarve në hyrjen e vendit (743) tejkalon dy herë numrin e të arrestuarve në daljen e vendit (445), ndërsa gjatë 2018-ës arrestimet në hyrjen e vendit (648) janë të barabarta me arrestet në dalje (632). Barazimi i numrit të ndalimeve në hyrje me atë në dalje është një shenjë se në dallim të disa viteve të kaluara numri i migrantëve të paligjshëm në vend mbetet relativisht i pandryshuar.
Sipas disa vëzhguesve gardhi i shtrenjtë në kufirin me Turqinë nuk e ndalon presionin e migracionit. Ata citojnë faktin se një pjesë e madhe e hyrjeve të paligjshme janë përmes kufirit të gjelbër, megjithëse pikërisht ky gardh duhet të na mbrojë. Në të vërtetë, prej gjithsej 648 të kapurve në hyrje 405 janë ndaluar pikërisht në kufirin e gjelbër, pasi e kanë përballuar gardhin dhe vetëm 243 kanë bërë provë për të hyrë përmes pikëkalimeve kufitare. Kjo vërejtje shqetësuese i ka arsyet e veta, por duhet të bëjmë pyetjen se pse ky raport nuk ishte i njëjtë, kur ky gardh mungonte në kushtet e presionit të fuqishëm të migracionit para disa vitesh.
Statistika e migracionit e MPB-së për vitin e kaluar tregon gjithashtu se struktura e presionit të migracionit drejt Bullgarisë ruhet dhe se ai vjen nga tri vende, ku nuk ka konflikte ushtarake. Edhe gjatë vitit 2018 migrantët e ndaluar të paligjshëm kanë ardhur kryesisht nga Afganistani (47.5 për qind) dhe Iraku (26.6 për qind), ndërsa sirianët kanë qenë vetëm 10.2 për qind.
Ndryshimet e sasisë në statistikën e migracionit shkaktojnë probleme me karakter të ndryshëm. Vëzhgohen ikje në masë nga qendrat e vendosjes së refugjatëve. Vetëm gjatë javës së parafundit të dhjetorit nga këto qendra kanë ikur 84 veta, derisa për të njëjtën kohë 59 veta kanë marrë statusin e qëndrimit zyrtar legal. Kapaciteti i përgjithshëm i vendeve për strehim pranë Agjencisë së Refugjatëve është 5190. Në fund të dhjetorit atje ka pasur vetëm 523 veta, që do të thotë se në fakt përdoret vetëm 10 për qind prej kapacitetit të tyre. Në qendrat e strehimit të migrantëve pranë MPB-së, të cilat janë të tipit të mbyllur, në fund të dhjetorit ka pasur vetëm 186 veta, ndërsa kapaciteti i tyre është për 700 veta, ose përdorueshmëri 26 për qind. Në sfondin e realiteteve të reja autoritetet e migracionit herët, ose vonë do të duhet të vendosin nëse kapaciteti për pranim të migrantëve të mirëmbahet në nivelet e siguruara për përballimin e fluksit nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore. Ky vendim do të merret në kontekstin e politikës së re të migracionit të BE-së. Në debatet për një politikë të tillë Bullgaria mbronte tezën se ka nevojë për një kontroll të fuqishëm në kufijtë e jashtëm të BE-së, se nuk është e pranueshme që Evropa Perëndimore t’i kthejë migrantët e paligjshëm në shtetet e BE-së, ku ata janë regjistruar për herë të parë dhe se përpjekjet duhet të përqendrohen kryesisht te përballimi i shkaqeve për migracionin në shtetet, të cilat janë burim i këtij migracioni.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..