Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz pianisti i ri Ivan Garbachev dhe “Time Lapse”


Time lapse është një teknikë në fotografi, në të cilën fotografohen shumë kuadro brenda një intervali të caktuar kohe, kurse pas kësaj  riprodhohen me shpejtësi më të madhe. Kështu procese, të cilat zhvillohen në një periudhë të madhe kohe, mund t'i shikojmë për disa minuta. Që të incizoni një film të tillë, ju duhen njohuri dhe teknikë të posaçme. Por që të mund të aplikohet efekti “Time lapse” në muzikë, ka nevojë për kreativitet të zhvilluar në një shoqëri të mirë.

Mbase ky është dhe përshkrimi i shkurtër i “Time Lapse” – albumi i parë prej autori i Ivan Garbachevit, të incizuar bashkë me bas kitaristin Aleksandër Lekov, Nikollaj Gjeorgjiev – kitarë, Naço Gospodinov – bateri. Gjatë muajit nëntor, në kuadrin e festivalit të xhazit në Plovdiv, muzika nga albumi tingëlloi në Bee Bop Cafe – skena e klubit e forumit. Plovdivi është dhe qyteti të cilin Ivan Gërbaçevi e quan “të vetin”. I lindur në qytetin Kazanllëk, ai fillon t'i bjerë pianos akoma që në një moshë fëmijërore. Pas kësaj përfundon specialitetin e muzikës klasike në Akademinë muzikore të qytetit të Plovdivit.

Pasionin tim për xhazin e ndezi Mirosllav Turijski, tek i cili mësova më vonë xhaz për piano. Mund të them se, përveç pedagog, ai është dhe shoku e miku im më i ngushtë” – tregon Ivan dhe vazhdon:

Albumi është incizuar në qytetin Plovdiv në studion e Aleksandër Lekovit. Çdo gjë është bërë aty për aty gjatë incizimit të parë. Pavarësisht se ishim në studio, nuk i kemi incizuar veçmas partitë, nuk kemi bërë përzierje pas kësaj...Për herë të parë e prezantuam këtë muzikë gjatë vitit të kaluar, më 24 maj. Pas kësaj - përpara publikut të festivaliit të muzikës xhaz. Unë e pëlqej shumë Plovdivin. Fryma e këtij qyteti mijëvjeçar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të jesh aty, që të mund ta ndiesh. Atmosfera është e shkëlqyer, një vend shumë romantik, shumë i qetë, me një energji shumë të fortë, të cilën çdo një e ndien në mënyrën e vet personale. Gjithnjë e më shumë koncerte organizohen atje dhe ka gjithnjë e më shumë vende, në të cilat mund të paraqitesh si muzikant. "Plovdiv Jazz Fest, i cili afirmohet si një nga më të mirët në Bullgari dhe fton muzikantë me famë botërore, po kështu kontribuon jashtëzakonisht shumë. Stili i muzikës, të cilën unë e shkruaj, do ta quaja më tepër një  eksperiment i xhazit, fusion. Mundohem që të arrijë një tingëllim të ndryshëm, nuanca të ndryshme, mundohem “të gjej veten”. E incizova albumin me piano elektrike. Preferoj instrumentin akustik, më mirë pianon, por shumë rrallë gjendet piano me cilësi jashtë sallave të koncerteve, kurse ne më shpesh ekzekutojmë nëpër klube. Muzika në “Time Lapse” është krejtësisht krijimi im, por që të gjithë morëm pjesë në aranzhimet.



Muzikanti i ri tregoi akoma se është ndaluar mbi 8 kompozicionet e përfshira në album, pavarësisht se ka përgatitur dy herë më shumë. Gjatë zgjedhjes e kanë ndihmuar pjesëmarrësit e tjerë në kuartet. Time Lapse shpërndahet kryesisht online përmes platformës CD Baby. Ivan Garbachev është pjesë e bandës “Zamunda Banana Band” të krijuar gjatë viteve 90-të të shekullit të kaluar dhe të rinovuar përpara disa vjetëve.Grupi këndon këngë humoristike, të cilat kanë më shumë një  tingëllim pop dhe janë fare të ndryshme prej kompozicioneve prej autori të pianistit. Ivani merr pjesë dhe në disa formacione të tjera. Shpesh është në skenë me kolegët e vet nga Ivan Garbachev kuartet, si dhe me një sërë interpretuesish të tjerë. I përmbushur me ide të reja, ai tanimë e hedh vështrimin drejt projektit tjetër të ardhshëm prej autori, i cili është për një grup më të madh dhe është mjaft më i madh. Si dhe ndaj albumit tjetër të ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD