Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrugicat e Darit shkëlqejnë me ngjyra të ndezura dhe i bëjnë njerëzit të lumtur


Rrugicat e saj shkëlqejnë me ngjyra të gjalla – të theksuara, të ndezura, “të lindura” me dashuri në shpirtin e saj lara-lara. Para dhjetë vjetësh ajo e ka gjetur tezgjahun e saj dhe që prej atëherë gjithmonë janë së bashku dhe nuk pushojnë t’i gërshetojë fijet.

Duke shkelur pragun e ateliesë “Rruginat e Darit” njeriu e gjen veten në një hapësirë plot me ngjyra dhe gëzim. Në rrugën e zanateve në qytetin bregdetar Varna çdo ditë ëndrrat e Darina Rahnevës bëhen të vërtetë, duke rikrijuar në forma dhe bojëra të ndryshme botën e vet të brendshme – ajo botë të cilën Darina e bën me duart e saj.

Takimi i parë i Darit me këtë zanat ka qenë në fëmijëri, duke parë se si gjysha e saj në fshat me vëmendje i ka punuar rrugicat dhe qilimat shumëngjyrëshe. Disa vite më vonë ajo tashmë shkon nga fshati në fshat për të kërkuar ndonjë mjeshtre të vjetër, e cila do t’i zbulojë të fshehtët e zanatit. Mësuesin e vet rastësisht e gjen jo diku larg, por në vetë qytetin e saj në vitin 2008 në tubimin e zanateve, kur mjeshtri i qilimave Vesko Fesçiev e fton të endë në tezgjahun e tij. “Gjysmë orë më vonë e hedhja sovajkën me lehtësi dhe e ndieja tezgjahun si pjesë e trupit tim”, i kujtohet Darina:

"Teknikat kryesore e endjes nuk janë fare të ndërlikuara, për këtë arsye 50 vjet më parë pothuaj në çdo shtëpi bullgare ka pasur tezgjah dhe të gjitha gratë kanë punuar qilimat e shtëpisë me duart e tyre – tregon Darina Rahneva. – Por më duket se unë do të mësoj tërë jetën, sepse si çdo zanat edhe ky ka shumë të fshehta dhe kjo është sfida e jetës sime – kjo është gjëja që më pëlqen dhe të cilën dua ta bëj."

Kështu Darina ka ndryshuar krejtësisht profesionin e saj dhe sot me kënaqësi punon qilimat, rrugicat dhe shtrojat dhe gjithmonë është gati t’u tregojë fëmijëve dhe kalimtarëve të rastit që hyjnë në dyqan teknikat e endjes.

Kurrë nuk bën vizatime dhe skema paraprake – “vetëm ulem dhe filloj endjen”. Dhe këtë e bën, e bindur se mesazhi i saj prej formave dhe ngjyrave do të arrijë deri tek njeriu më i përshtatshëm.

Nganjëherë vetë ngjyrat më inspirojnë, herën tjetër figura që dua ta përdorë është gjëja kryesore – shton Dari. Dhe gjithmonë është ndryshe – mund të frymëzohem nga natyra, apo nga ndonjë njeri i buzëqeshur i takuar rastësisht në rrugë. Por modelet gjithmonë janë të mia, pavarësisht se përdor ornamente tradicionale dhe tipike për qilimat dhe stofrat e vjetër. Sepse këto forma i rikrijoj sipas prizmit tim, sepse besoj se e ardhmja e zanateve është në interpretimin e tyre modern në përshtatje me tendencat bashkëkohore. Duke folur për qilimat e vjetër bullgarë – po, i kanë hijeshinë e tyre, por sot ata duhet të kenë një pamje bashkëkohore – vetëm kështu do të gjejnë vend në shtëpitë moderne."

Çdo rrugicë e Darit është e ndryshme dhe e ka mesazhin e vet – për shembull ajo me dy pilivesa dhe manushaqe. Sipas fjalëve të mjeshtres manushaqja simbolizon modestinë, sinqeritetin dhe besimin, kurse pilivesa fluturon mbi ujë, e mbartur nga era një ditë të vetme. Kështu që mesazhi i saj është të jetojmë për momentin, por të mos harrojmë të jemi modestë, të sinqertë dhe të besojmë në të mirën. Duke koduar mesazhe në qilimat dhe rrugicat e saj, ajo vazhdon traditën e së kaluarës, kur çdo një figurë ka sjellë informacion. Për shembull kur vajza ka gjetur të dashurin e saj, ajo ka ulur në tezgjah dhe e ka thurur në rrugicë elementin përkatës si mesazh për prindërit.

"Traditat janë diçka që ne të gjithë duhet ta kujtojmë – thotë akoma Dari, duke shtuar se po të kujtojmë të kaluarën tonë, do të kemi edhe të ardhme. – Shpresoj se nuk do të lejojmë që zanatet dhe teknikat e vjetra të vdesin. Unë për shembull i bëj modelet më bashkëkohore, por i përdor teknikat autentike – ato që janë përdorur që në lashtësi. Për këtë arsye gëzohem shumë se gjithnjë e më shumë njerëz tregojnë interes për punën time dhe në të njëjtën kohë më shumë janë ata që merren me endje – në qytetin tim të lindjes tashmë ka shumë profesionistë që e praktikojnë këtë zanat."

Снимка

Një prej tyre është Dari, e cila shkëlqen me buzëqeshje të sinqertë. “Ditët e mia kalojnë në gëzim, sepse punoj pikërisht këtë që më pëlqen dhe që më jep kënaqësi.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD