Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Stefani është mes ditëve të bekuara për udhëtime pelegrinazhi

Ditët rreth festave të mëdha të krishtera si Krishtlindja janë të përmbushura me një gëzim të veçantë, i cili vështirë mund të përshkruhet. Kurse për besimtarët të cilët duan ta ndajnë këtë ndjenjë mes të afërmve, vendet për pelegrinazh janë një mundësi e shkëlqyer. Aty festat janë me një hirësi të veçantë, shënon prifti Stiljan Tabakov nga kisha e kryeqytetit “Shën Andreu i Parëthiruri”.

Kurse derisa zgjat udhëtimi i pelegrinazhit, sipas priftit ka shumë kohë, në të cilën njerëzit mund të dëgjojnë dhe të rimendojnë  shumë të vërteta, të lidhura me besimin. Prandaj Qendra e Pelegrinazhit “Shën Joan Rillski” pranë dioqezës së shenjtë të Sofjes e shfrytëzon pikërisht këtë mundësi për mbledhjen e besimtarëve në një vend dhe u siguron lektor, "i cili t’u paraqesë me hollësi si itinerarin ashtu dhe vet vendet për pelegrinazh", thotë prifti dhe shton:

Kryesorja për këto udhëtime pelegrinazhi është se, njerëzit pjesëmarrës janë të shoqëruar prej një njeriu fetar. Akoma gjatë pelegrinazhit tonë të parë , grupi dha emrin “kishë udhëtuese”. Në këtë kuptim Kisha del nga kufijtë e tempullit të shenjtë me udhëheqësin e vet fetar dhe me bashkësinë e vet dhe shkon më afër tek njerëzit. Shumë shpesh kur ata shkojnë në kishë kanë frikë të pyesin, ndihen pak keq për shkak të padijes se çfarë duhet të bëjnë në kishë. Një udhëtim i tillë pelegrinazhi  i tregon një të krishteri sesi duhet të hyjë në kishë, të përkulet dhe të puthë ikonën, të bëjë kryq dhe të gjitha këto kryhen me lehtësi. Përveç të gjitha të tjerave ky është dhe një ekskursion i shkëlqyer fetar, i cili përveç vizitës së objekteve kishtare, sjell një gëzim për shpirtin si tërësi.

Koha në të cilën organizohen udhëtimet e pelegrinazhit është periudha kur njerëzit janë të lirë – në kohën e festave, në ditët e pushimit, si dhe gjatë festimeve konkrete të shenjtorëve dhe manastireve. Kështu për shembull për festën e “Dyzet Martirëve të Shenjtë” shkohet deri në manastirin Vraçeshki, në kohën e Kreshmës së Madhe, si dhe për festat e Shën Grigorij Pallama dhe Shën Dhimitër Sollunski /të Selanikut/ afër Selanikut. Ditët pas Krishtlindjes janë të përshtatshme për një pelegrinazh në kishën e hekurt “Shën Stefan”.

Periudha pas festave të Krishtlindjes mban në vetvete një mirësi të veçantë, thotë prifti Stiljan dhe shton: Ne kemi një kishë të madhe të shkëlqyer, e cila është mes objekteve më të vizituara turistike, pronë e Bullgarisë në Stamboll. Kemi organizuar një udhëtim apostafat për festën e shenjtorit më 27 dhjetor. Nga njëra anë njerëzit të mund të shijojnë  Liturgjinë e Shenjtë hyjnore në vet kishën, kurse nga ana tjetër të përkrahim bashkësinë e krishterë vendase. Kur ne shkojmë në mënyrë të organizuar me autobus, njerëzit aty ndiejnë jo vetëm dashurinë tonë, por dhe uratën dhe dëshirën të shënojnë bashkë me ne shenjtorin. Festat janë kohë për gëzim dhe prandaj mundohemi që ta bëjmë këtë gëzim të dyfishtë.”

Vjet u inaugurua Kisha e restauruar e Hekurt, e cila është mes perlave të botës së krishterë.

Për ne Kostandinopoja /Stambolli i sotëm/ është qyteti i mbretërve ortodoksë të krishterë. Mjerisht shumë pak nga kishat e dikurshme të krishtera aty janë vepruese. Mes tyre është dhe “Shën Sofia” një nga kishat më madhështore e të shtrenjta ortodokse në botë, e kthyer në muze. Kisha e vetme, në të cilën mund të kryhet shërbesë fetare është kisha bullgare “Shën Stefani”. Ajo është një monument unik arkitekturor, e ndërtuar jo vetëm me mjete të shumta, por dhe me shumë dashuri dhe besim. Duke shënuar Shën Stefanin në një kishë të tillë, që mban emrin e tij, e përmbush shpirtin me shije të veçantë, e njëjta gjë është mund të thuhet edhe për Shën Dhimitrin në Selanik, për Shën Gjergjin në Lida, sot Lod në Izrael. Kemi ide për një udhëtim pelegrinazhi deri në varrin e Shën Gjergjit në Palestinën e lashtë për festën e shenjtorit më 6 maj, të kombinuar me një pelegrinazh deri tek Tokat e Shenjta. Lida gjendet në territorin e Izraelit të sotëm dhe kështu mund t’i gërshetojmë në një udhëtim të gjitha vendet e shenjta të krishtera. Shumë prej burrave, të cilët kanë mundësi të shkojnë në festën e Shën Gjergjit në Zograf, do të ndiejnë solemnitetin e veçantë dhe lutjet në këtë ditë të shenjtë. Ka shumë vende të tilla të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë, sepse duhet të ndihen me shpirt. Kjo ndjenjë sjellë atë gëzim dhe dritë, të cilat na i jep vetëm Zoti.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD