Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stojo Krushkin: Historia e një muzikanti bullgar të gardës në Amerikë

Stojo Krushkin (i dyti nga e majta, i ulur) dhe orkestra e tij. Stiltën, Pensilvani, Shtetet e Bashkuara, 1915

Stojo Krushkin është mes muzikantëve të parë të Gardës bullgare pas Çlirimit. Dihet se gjatë vitit 1878, shumë shpejt pas themelimit të ushtrisë Bullgare, është marrë vendimi për krijimin e orkestrës frymore ushtarake dhe qeveria lidh marrëveshje  me rreth 20 muzikant çekë.

Krushkin ka lindur më 25 dhjetor 1882 në fshatin Bistrica, fare afër Sofjes. Arsimin e vet e ka marrë në Shkollën Ushtarake në kryeqytet  si nxënës muzikant. Me qenë se tregon aftësi të mira muzikore, shumë shpejt përvetëson mjeshtëritë e domosdoshme dhe disiplinën, dhe është i emëruar si muzikant i fagotit në orkestrën frymore pranë shkollës. Më vonë emigron në Shtetet e Bashkuara me idenë të grumbullojë para dhe pas kësaj të kthehet në atdhe. Aty, gjatë vitit 1915, themelon dhe drejton orkestrën e parë bullgare, në të cilën fton bashkatdhetarë tanë  nga qytetet Prilep, Selanik, Sofje. Në fillim “Bulgarian Balkan Band” ka një repertor të kufizuar, të lidhur me të mësuarën nga Stojo Krushkini në Gardhën bullgare – marshe, këngë popullore bullgare e të tjera. Përtej Oqeanit me entuziazëm bullgari i aftë fillon dhe zhvillon veprime të ndryshme.

Përpara ca kohe, gazetari Vencisllav Zhekov – një nga trashëgimtarët e Krushkinit, vendos të studiojë jetën e tij, në mënyrë që veprimtaria e tij të mos të mbetet e harruar për brezat e ardhshëm.

Ajo, të cilën ne e dimë për stërgjyshin tim nuk është dhe kaq shumë, gjithsesi kanë kaluar mjaft vite – tregon Vencisllav Zhekov. Ai vdes në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1957, por dimë disa gjëra, të cilat janë emblematike. Një nga faktet më kureshtare nga jeta e tij është se ai renditet mes të ashtuquajturve “të shpëtuar” nga vapori “Titanik”. Në fakt , ai nuk hipën në anije. Ka pasur biletë, por treni i tij vonohet dhe ai shumë i zhgënjyer kthehet në Bullgari. Pas kësaj, kuptohet është më se i lumtur. Mundet të niset për në Amerikë pas Luftës Ballkanike. Aty krijon dhe orkestrën e parë bullgare në Steelton të Pensilvanisë. Ai është dhe dirigjent i saj. Më pas, partneri i tij Hristo Serafimov e merr përsipër orkestrën. Stojo Krushkin themelon një orkestër të dytë, por ajo është më pak e suksesshme. Këto janë gjërat më kureshtare. Për fat kemi ruajtur sende, të cilat mund t’i tregojmë – një sahat xhepi të lyer me flori, sende personale, defterin e tij personal – atje ka të dhëna për sallat, të cilat i merr me qira, paratë të cilat merr dhe paratë të cilat i ka si borxh.

Për herë të parë ai dëgjon një orkestër frymore si fëmijë. Thamë se ka lindur në fshatin Bistrica dhe akoma si fare i vogël është i dhënë në Sofje për tu kujdesur dhe për të rritur fëmijë të vegjël. Gjatë kësaj kohe pasionohet pas orkestrave ushtarake, të cilat defilojnë nëpër rrugët e Sofjes. Shpesh niset pas tyre, i imiton, marshon. Kështu niset nëpër këtë rrugë. Tradita vazhdon dhe në Amerikë - në fotot duket se orkestra e tij është me uniforma, e dimë se ajo ka ekzekutuar muzikën, të cilën ai vetë e ka ekzekutuar në Bullgari – me fjalë të tjera ai nuk e shkëput lidhjen e tij me atdheun.“

Vencisllav Zhekov ka arritur të zbulojë dhe dëshmi për repertorin e “Bulgarian Balkan Band”. Në fillim orkestra interpreton vetëm muzikë bullgare, më vonë përfshin dhe vepra amerikane. Muzikantët kanë qenë ndër atraksionet e festave dhe ngjarjeve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Bullgari me iniciativë hap dhe një restorant bullgar në Kaliforni, ku gatuhet kryesisht gjellë tradicionale bullgare.

Vet ai është kuzhinier në restorantin e tij. Mundohet që ta ruajë veten e tij si një bullgar i mirëfilltë dhe mund të themi se e ka bërë këtë me sukses.

Gjatë muajve tetor dhe nëntor në Muzeun e Sofjes ishte renditur një ekspozitë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Stojo Krushkinit. Në ekspozitë ishin prezantuar dhe fotografitë e tij, dokumente të ruajtura nga familja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Treguam një histori shumë interesante, e cila tanimë është gati dhe në formën e librit dhe shpresoj që së shpejti ai do të shitet në treg. Eksponatet nga ekspozita ia dhuruam Muzeut të Sofjes. Kemi ide dhe për realizimin e një filmi, kushtuar jetës së Stojo Krushkinit dhe “Bulgarian Balkan Bandit”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Allbena Bezovska dhe stoioivanov.blogspot.com

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD