Sot, kur në shoqërinë tonë akoma po zhvillohet debat nëse folklori duhet të mësohet si lëndë mësimore në shkollë, fëmijët që në moshën 5 deri më 15 vjeç nga ansambli i valleve “Bëdniçe” (Buzmi) pranë pallatit Kombëtar të fëmijëve në Sofje, dëshmojnë se sa është i rëndësishëm ai në jetën e tyre. Përpara ca kohe, ata fituan medaljen e artë të Konkursit të shtatë kombëtar për valle dhe muzikë “Këndon zogu”, i cili i përkushtohet këngëtares së paharruar popullore Nadka Karaxhova. Nxënësit e koreografes Milena Velinova dhe kompozitorit Marek Djakov përfunduan me fletëlavdërim pjesëmarrjen e vet në konkursin-koncert bamirës “Folklori bullgar” në fillim të muajit dhjetor dhe vazhdojnë ta gëzojnë publikun me pjesëmarrjet e veta.
Si e ndiejnë fëmijët folklorin dhe në çfarë mënyre përfshihet ai në jetën e tyre? Ja dhe përshtypjet e drejtpërdrejta të valltarëve të vegjël nga ansambli i valleve “Bëdniçe”.
“Folklori më hapi sytë për bukurinë, kurse zemrën time për gëzimin, thotë Andreja Filipova, nxënëse në klasën e 5. Ansambli i valleve “Bëdniçe” më ktheu drejt rrënjëve dhe traditave të popullit bullgar. Më rikujtoi, se çdo bullgar duhet të jetë krenar me atdheun dhe fisin e vet. Këtu gjeta shumë miq, dëfrime dhe gëzime. Kurse ndjenja të dalësh në skenë me një veshje popullore bullgare është e papërsëritshme. Kur fillojnë duartrokitjet ndiej një emocion dhe një gëzim të madh. Në fillim mamaja ishte arsyeja që të filloj të frekuentoj klubin e valleve dhe e bëra këtë disi me shaka, por më pëlqeu shumë dhe tanimë po kërcej disa vjet me radhë. Familja ime gëzon shumë, sepse mësoj shumë valle interesante.”
“Folklori për mua qe një sfidë e madhe, tregon Viktor Nikollaev i cili është 12 vjeç. U regjistrova në ansamblin “Bëdniçe” akoma si i vogël, sepse më pëlqeu mënyra, në të cilën në kopshtin e fëmijëve na kishin prezantuar grupin dhe na kishin shpjeguar se çfarë bëjnë fëmijët në të. Me kalimin e kohës ndiej se pjesëmarrja ime në ansambël ndikon mënyrën në të cilën unë formohem si njeri dhe në sajë të folklorit jam një person i tillë. Kam miq të shumtë në grup dhe kështu ai më ndihmoi në jetën time. Motra ime Darija akoma si bebe vjen në koncertet e mia, dhe që sivjet dhe ajo hedh valle në ansambël.”
Për Hana Aullf e cila është në klasën e 6, vallëzimet e saj folklorike e ndihmojnë që ajo të sillet me familjen e saj me respekt dhe më mirë të mund të kuptojë botën:
“Na mëson të dimë shumë fjalë të urëta, të cilat na ndihmojnë në jetën e përditshme. Në ansamblin “Bëdniçe” u mësova të hedh valle mirë për të cilën jam shumë mirënjohëse, dhe po kështu u mësova se si të kuptoj muzikën – kohët dhe intervalet në të, notat etj. Në çdo një valle ndiej emocione të ndryshme, të cilat ia japin ngjyrë së përditshmes.”
“Në ansamblin “Bëdniçe” kemi valle nga krahinat e shumta folklorike. Që të gjithë më pëlqejnë dhe unë kërcej me kënaqësi, është më se e sinqertë Viktoria Haxhieva e cila është 11 vjeçe dhe është një nga “veteranet” në ansambël. Akoma si fare e vogël më pëlqente të kërcej valle popullore bullgare. Më pëlqen shumë dhe të këndoj. Vallet janë pasioni im i vërtetë dhe më detyrojnë të ndihem me të vërtetë e lumtur.”
Mësimi i valleve popullore bullgare është një pjesë e rëndësishme nga e përditshmja e valltarëve të vegjël. Përveç se mësojnë shumë për traditat bullgare, për krahinat tona folklorike dhe vallet karakteristike për to, veshjet dhe këngët, takimet në sallat e provave janë zbavitëse dhe krijojnë miqësi për tërë jetën.
Emocioni në skenë është i jashtëzakonshëm, gjendja shpirtërore e rritur, shton nxënësja e klasës së pestë Viktoria Borisova, e cila që nga mosha 5-vjeçare është në grupin e ansamblit “Bëdniçe”.
“Kur dëgjoj një këngë popullore dhe zemra ime fillon të luajë. Përmes folklorit unë i ndiej rrënjët e mia, thotë Konstantin Zahariev. Ansambli “Bëdniçe” më pasuron me kulturë dhe miq. Marrim pjesë në tubime dhe festivale. Kurse ndjenja të dalësh në skenë është e papërsëritshme – projektorët ndriçojnë dhe që të gjithë spektatorët të shikojnë. Do tu thosha të gjithëve se ia vlen të bashkohen ndaj nesh. Për mua folklori është këngët dhe muzika popullore bullgare, kostumet popullore si dhe shumë e shumë hare.”
Ja dhe përshëndetja festive e talismanit të ansamblit “Bëdniçe” – Darija 5 vjeçe: “Krishtlindjet të jenë plot me hare dhe një Natë Buzmi të lumtur!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..