Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Komisariatet policore për fëmijë" ndikojnë pozitivisht të miturit me sjellje antisociale

Foto: BGNES

Policia punon me shumë fëmijë, ata jo gjithmonë janë kryerësit e krimeve”, nënvizoi Bllagorodna Makeva, zëvendës drejtoresh e Drejtorisë së Përgjithshme “Policia Kombëtare “ pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngjarjen përfundimtare mbi projektin për parandalimin e krimit të fëmijëve, të bashkëfinancuar nga qeveria zvicerane. Në sajë të programit, i cili zgjati 5 vjet gjatë periudhës 2016-2017 u krijuan mbi 200 komisariate policore për fëmijët në të gjithë vendin. Në to më shumë se 4 500 fëmijë në moshë midis 8 dhe 12 vjeç kaluan një program të specializuar arsimues për siguri personale dhe  sjellje adekuate në situata kritike, për njohjen e të drejtave të tyre civile si dhe të detyrimeve. Informacioni për veprimtarinë e përbashkët të fëmijëve dhe policisë është e disponueshme në një faqe të posaçme interneti “Siguria e fëmijëve” pranë sajtit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo është e punuar prej fëmijëve dhe ofron këshilla të dobishme dhe aktuale për fëmijët dhe prindërit të dhëna nga specialistët, të cilët punojnë me fëmijë.

Sipas Komisionares së Lartë Bllagorodna Makeva, krijimi i departamentit policor të fëmijëve si dhe aktualizimi i programit arsimues  “Puna e policisë në shkollat”, në kuadrin e projektit  bullgaro-zviceran tanimë japin rezultate të suksesshme:

Kemi një pakësim me mbi 11% të numrit të fëmijëve viktimë të krimit dhe tek të miturit ka një ulje me afro 9,6 % të kryerësve të krimeve. Ky është rezultati i përpjekjeve sistematike, të cilat i bëjnë kolegët në të gjithë vendin në kuadrin e  projektit pesëvjeçar bullgaro-zviceran.”

Projekti, i cili është një pjesë  i Fondit Tematik "Siguria" i programit bullgaro-zviceran për bashkëpunim kushton 730 mijë franga zvicerane, nga të cilat 15% mbulohen nga pala bullgare. Si rezultat i punës së përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare dhe Akademisë Policore në qytetin zviceran Savatan është krijuar një bazë kombëtare të të dhënave për regjistrimin e rasteve të fëmijëve në konflikt me ligjin dhe për fëmijët-viktima të krimit. Është ndihmuar dhe rinovimi teknik i zyrave që merren me rastete e fëmijëve dhe të miturve që shfaqin sjellje antisociale. Në programet arsimuese për parandalimin e krimeve të kryera nga fëmijë ekspertët e policisë kanë mbajtur mbi 8 mijë leksione përpara afro 140 000 fëmijëve  nga e gjithë Bullgaria.

Një nga modulet e trajnimit në  Komisariatin policor për fëmijë, përveç ndihmës para-spitalore dhe mbrojtjen policore të fëmijëve është dhe siguria rrugore. Çdo vit kemi  një ditë të posaçme, në të cilën renditim karrige bosh për fëmijët, të cilët kanë humbur jetën e vet nëpër rrugët e vendit.

Gëzohemi se në kuadrin e këtij projekti ekziston një dëshirë shumë e fortë nga ana e fëmijëve  për të marrë pjesë në Zyrat e Policisë për Fëmijët . Pasi anketuam mbi 7000 veta të cilët kanë marrë pjesë në Komisariatet e policisë për fëmijët, mes të cilëve mësues, prindër dhe nxënës, mbi 85% prej prindërve pohojnë se ka një ndryshim në sjelljen e fëmijëve të tyre. Mësuesit po kështu venë re një ndryshim në sjelljen e fëmijëve, të cilët kanë marrë pjesë në projekt si dhe ata, të cilët nuk janë përfshirë. Kjo na inkurajon fort të vazhdojmë punën tonën në këtë drejtim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD