Ekspozimi ndaj rrezatimit të dëmshëm, si dhe plakja e popullsisë e bëjnë çrregullimin e të parit një problem gjithnjë e më të shpeshtë. Sipas një artikulli të publikuar në The Lancet Global Health numri i të verbërve në botë po rritet. Pritet që në vitin 2020 ai të arrijë 30,5 mln veta, ndërsa deri në vitin 2050 – të trefishohet deri në 115 mln. Bullgaria nuk është një përjashtim i lumtur i kësaj tendence.
Për fat të keq shpeshherë njerëzit e verbër në Bullgari janë të detyruar të izolohen në shtëpi për shkak të mjedisit të paadaptuar ndaj nevojave të tyre. Rastet e të verbërve të emëruar në punë janë shumë pak dhe të gjithë të tjerët sikurse mbeten të padukshëm. Megjithatë shpresa se qëndrimi ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara në Bullgari do të ndryshojë po mbetet. Për këtë dëshmojnë provat e disa sipërmarrësve të rinj për t’i bërë njerëzit me probleme të tilla të besojnë se ëndrrat mund të realizohen.
Pikërisht besimi në ëndrra i ka takuar dy njerëz të rinj me çrregullime të të parit me Bojan Simeonovin dhe Vasill Spasovin. Ata kanë pasur vetëm një lutje – të fillojnë të merren me muzikë. Sinqeriteti dhe guximi i tyre e ka bërë Bojanin për t’i paraqitur para bashkëmendimtarëve të tij në shkollën e parë bullgare për muzikë rock në Bullgari dhe të mendojë seriozisht mbi mundësinë për përpunimin e një programi të posaçëm për studimin e muzikës nga njerëzit me çrregullime të të parit. Struktura tashmë është fakt. Çfarë është qëllimi i saj dhe me çfarë mjetesh do të arrihet, këtë na shpjegoi Bojan Simeonov:
“Me ndihmën e programit mbi të cilin duam të punojmë njerëzit me çrregullime të të parit do të mund ta studiojnë muzikën si të gjithë njerëzit e tjerë. Në krijimin e programit ne kërkuam përvojën e modeleve të tilla jashtë shtetit. Tani duhet të meremetojmë një kabinet, ku të instalojmë software-in dhe hardware-in e domosdoshëm për mësimdhënien, si dhe të krijojmë një program mentori për pedagogët tanë, që të mund të jenë më efektivë në punën me fëmijët. Software-i përfshin përdorimin e disa programeve, të cilat do t’i lejojnë fëmijët për t’i lexuar notat. Për këtë qëllim përdoret një printer Braj për notat, i cili do t’i lejojë nxënësit për të krijuar pjesë të ndryshme. Ne nuk duam t’i ndihmojmë vetëm fenomenet që kanë talent muzikor, duam që ta kthejmë aksesin tek arsimi muzikor në një tendencë.”
Projekti i Bojanit dhe Vasilit e ka emrin “Shikoj përmes muzikës”. Ai kandidon në kuadrin e një programi i cili ndihmon realizimin e projekteve sociale. Në periudhën 15 janar – 3 shkurt 2019 ata duhet të marrin pjesë në votimin përfundimtar. Pas kësaj 3 prej 5 objekteve të miratuara do të marrin financim. Dëshira e dy sipërmarrësve është që ta realizojnë idenë e tyre sa më shpejt. Kështu më shumë njerëz do të kenë qasje të barabartë tek arti.
Sipas Bojanit shansi i të rinjve me probleme të të parit për të krijuar diçka origjinale në sferën e muzikës me ndihmën e talentit dhe diturive të marra nga mentorët e tyre, do t’i bëjë më të sigurt. “Muzika është vetëm një prej mijëra temave-tabu për njerëzit me çrregullime të të parit” – mendon Bojan Simeonov dhe shpreson se së shpejti nuk do të ketë klishe për këta njerëz dhe ata do të mund të jetojnë si të gjithë të tjerët.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: rockschool.bg
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..