Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi muzikor nuk duhet të jetë temë-tabu për njerëzit me çrregullime të të parit

Ekspozimi ndaj rrezatimit të dëmshëm, si dhe plakja e popullsisë e bëjnë çrregullimin e të parit një problem gjithnjë e më të shpeshtë. Sipas një artikulli të publikuar në The Lancet Global Health numri i të verbërve në botë po rritet. Pritet që në vitin 2020 ai të arrijë 30,5 mln veta, ndërsa deri në vitin 2050 – të trefishohet deri në 115 mln. Bullgaria nuk është një përjashtim i lumtur i kësaj tendence.

Për fat të keq shpeshherë njerëzit e verbër në Bullgari janë të detyruar të izolohen në shtëpi për shkak të mjedisit të paadaptuar ndaj nevojave të tyre. Rastet e të verbërve të emëruar në punë janë shumë pak dhe të gjithë të tjerët sikurse mbeten të padukshëm. Megjithatë shpresa se qëndrimi ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara në Bullgari do të ndryshojë po mbetet. Për këtë dëshmojnë provat e disa sipërmarrësve të rinj për t’i bërë njerëzit me probleme të tilla të besojnë se ëndrrat mund të realizohen.

Pikërisht besimi në ëndrra i ka takuar dy njerëz të rinj me çrregullime të të parit me Bojan Simeonovin dhe Vasill Spasovin. Ata kanë pasur vetëm një lutje – të fillojnë të merren me muzikë. Sinqeriteti dhe guximi i tyre e ka bërë Bojanin për t’i paraqitur para bashkëmendimtarëve të tij në shkollën e parë bullgare për muzikë rock në Bullgari dhe të mendojë seriozisht mbi mundësinë për përpunimin e një programi të posaçëm për studimin e muzikës nga njerëzit me çrregullime të të parit. Struktura tashmë është fakt. Çfarë është qëllimi i saj dhe me çfarë mjetesh do të arrihet, këtë na shpjegoi Bojan Simeonov:

Bojan Simeonov dhe Vasill Spasov

Me ndihmën e programit mbi të cilin duam të punojmë njerëzit me çrregullime të të parit  do të mund ta studiojnë muzikën si të gjithë njerëzit e tjerë. Në krijimin e programit ne kërkuam përvojën e modeleve të tilla jashtë shtetit. Tani duhet të meremetojmë një kabinet, ku të instalojmë software-in dhe hardware-in e domosdoshëm për mësimdhënien, si dhe të krijojmë një program mentori për pedagogët tanë, që të mund të jenë më efektivë në punën me fëmijët. Software-i përfshin përdorimin e disa programeve, të cilat do t’i lejojnë fëmijët për t’i lexuar notat. Për këtë qëllim përdoret një printer Braj për notat, i cili do t’i lejojë nxënësit për të krijuar pjesë të ndryshme. Ne nuk duam t’i ndihmojmë vetëm fenomenet që kanë talent muzikor, duam që ta kthejmë aksesin tek arsimi muzikor në një tendencë.”

Projekti i Bojanit dhe Vasilit e ka emrin “Shikoj përmes muzikës”. Ai kandidon në kuadrin e një programi i cili ndihmon realizimin e projekteve sociale. Në periudhën 15 janar – 3 shkurt 2019 ata duhet të marrin pjesë në votimin përfundimtar. Pas kësaj 3 prej 5 objekteve të miratuara do të marrin financim. Dëshira e dy sipërmarrësve është që ta realizojnë idenë e tyre sa më shpejt. Kështu më shumë njerëz do të kenë qasje të barabartë tek arti.

Sipas Bojanit shansi i të rinjve me probleme të të parit për të krijuar diçka origjinale në sferën e muzikës me ndihmën e talentit dhe diturive të marra nga mentorët e tyre, do t’i bëjë më të sigurt. “Muzika është vetëm një prej mijëra temave-tabu për njerëzit me çrregullime të të parit” – mendon Bojan Simeonov dhe shpreson se së shpejti nuk do të ketë klishe për këta njerëz dhe ata do të mund të jetojnë si të gjithë të tjerët.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: rockschool.bg

Më shumë nga rubrika

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD

Radiot anembanë botës flasin për klimën

Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..

botuar më 25-02-13 7.30.PD