Në momentin e përplasjes së radhës të interesave të Moskës dhe Uashingtonit zëvendës sekretari shtetëror i SHBA-së John Sullivan zhvillon turin e vet diplomatik në Evropën Qendrore dhe Lindore. Bisedimet e tij në rajon përkojnë me rifillimin e sanksioneve ekonomike të BE-së kundër Rusisë, me situatën e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në Ngushticën Kerç dhe me rezolutën e Parlamentit Evropian kundër projektit “Rryma Veriore - 2”. Ajo e fundit sipas Moskës është presion nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalimin e projektit për rritjen e furnizimeve të gazit nga Rusia në Evropë.
John Sullivan mbërriti në Sofje një ditë pasi në Bruksel në mbledhjen e Këshillit Evropian Kryeministri bullgar Bojko Borisov prezantoi pozitën bullgare për disa prej këtyre çështjeve. Ai i bëri thirrje Moskës që të lirojë marinarët ukrainas të ndaluar në Ngushticën Kerç dhe shprehu frikën se “domosdoshmëria e brendshme e shteteve prej armiku mund të gjejë shprehjen e vet në Detin e Zi.” Ai argumentoi dëshirën e Bullgarisë që përmes territorit të saj të kalojnë projekte gjeostrategjike me tezën se “atje, ku ka gazsjellës dhe reaktorë – s’ka luftë”. Disa orë pasi kryeministri i Suedisë shpalli ofertën e saj të re dhe më të favorshme për Bullgarinë për furnizimin e avionëve asgjësues “Gripen”, në Bruksel Borisovi deklaroi se pret edhe nga SHBA-ja të shpallin kushte më të mira për furnizimin e avionëve F-16, “sepse janë më të mirë nga të gjitha të tjerët që po ofrohen”. Kjo provokoi komente se Bojko Borisovi paracakton zgjedhjen e makinave amerikane, kurse ato, ndryshe nga avionët suedezë janë provuar në veprime reale luftarake – pikërisht të tilla, nga të cilat kryeministri nuk fsheh se ka frikë.
Armatimi i ushtrisë, projektet energjetike, diversifikimi i furnizimeve të gazit ishin temat e bisedimeve të John Sullivanit në Sofje. Diplomati numër 2 i SHBA-së mori bindje nga ana e Borisovit se deri në vitin 2024 Bullgaria do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen deri më 2% prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe do të drejtojë më shumë mjete në armatim. Para Ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva Sullivan insistoi se për Bullgarinë është me rëndësi strategjike diversifikimi i itinerareve dhe burimeve energjetike, kurse nga ana e vet Zaharieva informoi se në interes të kësaj Bullgaria ka marrë vendim të marrë pjesë me 20 % në terminalin për gaz të lëngëzuar në portin grek Aleksandroupolis.
Derisa John Sullivan zhvillonte takimet e tij, në Kuvend Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova shpalli se duke pasur parasysh perspektivën Rusia të ndalojë përdorimin e Gazsjellësit Transballkanik përmes Ukrainës, Rumanisë dhe Bullgarisë dhe të transferojë furnizimet në gazsjellësin “Rryma Turke”, Bullgaria dëshiron ta transformojë marrëveshjen për transit të gazit përmes territorit të saj në angazhim për kompaninë ruse “Gazprom” që të garantojë se të njëjtat sasitë do të furnizohen me anë të gazsjellësit “Rryma jugore”. Vetë nënshkrimin e marrëveshjes për transit duke përdorur “Rrymën Turke” Kryeministri Borisov e ndërlidh me ndërtimin e qendrës shpërndarëse për gaz natyror në territorin e Bullgarisë. Ndërtimi i saj sipas tij është i detyrueshëm, sepse në se ndërtojmë një gazsjellës transit ndaj Serbisë, në rastin e ndërprerjes eventuale të furnizimeve të gazit rus, Bullgaria do të disponojë me “3 miliardë të varrosur nën tokë”.
Sipas disa vëzhguesve situata rreth vizitës së John Sullivanit në Bullgari i ngjan shumë asaj në vitin 2014 kur pas bisedimeve në Sofje me senatorët amerikanë John McCain, Rohn Johnson dhe Christopher Mufphy qeveria e kryeministrit të atëhershëm Pllamen Oresharski ndaloi punën mbi gazsjellësin “Rryma Jugore”. Sot katër vjet më vonë, pala ruse nuk ka marrë vendim për këtë në se tubacioni i dytë i “Rrymës Turke” do të vazhdojë nga Turqia për në Itali, duke kaluar përmes territorit të Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë.
Pak para vizitës së John Sullivanit ambasadori i Rusisë në Sofje Anatolij Makarov deklaroi se gjatë këtij viti marrëdhëniet bullgaro-ruse zhvillohen pozitivisht. Pavarësisht se tani për tani nuk është planifikuar një vizitë e presidentit Vlladimir Putin në Bullgari, sipas diplomatit një e tillë mund të organizohet, po të ketë marrëveshje të reja ekonomike dhe tregtare dhe në se “Rryma Turke” bëhet “Rryma Bullgare”. Pritet gjithashtu dhe zhvillim për sa i përket projektit për centralin atomik “Belene”.
Në vigjiljen e Vitit të Ri pala bullgare ndodhet në një situatë të vështirë, të detyruar të manovrojë midis kontradiktave të BE-së, Uashingtonit dhe Rusisë. Me siguri ky manovrim nuk do të dalë jashtë kontekstit të përkatësisë së shtetit tonë në NATO dhe BE dhe në situatën e koniunkturës së marrëdhënieve të këtyre organizatave me Rusinë, perspektiva para marrëdhënieve bullgaro-ruse nuk është pozitive.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..