Me bekimin e Shenjtërisë së Tij Neofit – Mitropolit i Sofjes dhe Patriark Bullgar, ngjarja organizohet nga mitropolia e Shenjtë e Sofjes. Koncerti është më 16 dhjetor nga ora 18 në kishën e vjetër “Shën Sofia”– një bazilikë me tre nefe me një vend të pazëvendësueshëm në historinë dhe kulturën tonë.
“Me vajzat prej kohe donim të zhvillojmë një koncert të ngjashëm – tregon Vanja Moneva, dirigjente e korit. Mendoj se jemi kori i vetëm i grave, i cili guxon të prezantojë një program, i përbërë krejtësisht prej këngëve kishtare. Çdo vit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes organizon një koncert para Krishtlindjeve në këtë kishë të shkëlqyer e të lashtë. Tani ne jemi të lumturit, të cilëve u qe ngarkuar të prezantojnë një program të tillë. Ftesën e morëm në sajë të administratorit Kirill Popov, i cili e njeh shumë mirë artin koral tek ne, si dhe të gjitha koret, të cilat përfshijnë muzikën ortodokse në repertorin e tyre.”
Kalendari përpara festës i dirigjentes së njohur dhe të korit të saj është mjaft i ngarkuar – vetëm para 1 jave përfundoi turneu i shkurtër i zonjës Moneva dhe të 3 këngëtareve të saj në Japoni, ku morën pjesë në një festival prestigjioz të xhazit dhe zhvilluan disa koncerte.
“Për herën e pestë jemi në Japoni, por për herë të dytë këndojmë në Blue Note. Krahas me koncertet në këtë xhaz klub elitar në Tokio, morëm pjesë në Montreux Jazz Festival Japan, po kështu për herë të dytë – tregon akoma Vanja Moneva. Ky festival është një farë replike e xhaz forumit prestigjioz zviceran me të njëjtin emër, por është i paracaktuar për pjesën lindore të rruzullit tokësor. Ftesën e morëm në sajë të punës tonë me kompozitorin Xhun Mijake në një projekt të tij, të cilin e kemi prezantuar disa herë në Evropë dhe Azi. Koncertet përsëri qenë shumë interesante dhe në një nivel shumë të lartë. Patëm 4 spektakle në Blue Note. Në mes të çdo një pjese nga programi është përfshirë një pjesëmarrje tonë e gjallë. Krenohemi shumë me këtë, sepse pas koncerteve gjithmonë vijnë muzikantë, njerëz nga rrethet artistike, të cilët ndajnë përshtypjet e veta nga zyrat bullgar dhe nga gërshetimi dhe përshtatja e tyre në projektin e Xhun Mijake. Turneu ynë i shkurtër filloi me një koncert në qytetin Jokohama, në afërsi të Tokios, në një teatër shumë të bukur, në të cilin prezantohen arte të ndryshme. Në Japoni gjithmonë kemi kushte jashtëzakonisht të mira në prapaskenë, qëndrimin e njerëzve, të cilët përgjigjen për aspektet e ndryshme nga shfaqjet tona artistike gjithmonë është i shkëlqyer. Shpresoj që kjo të rastis shumë shpejt dhe tek ne.
Kuptohet se emocionet të cilat më pushtojnë mua dhe vajzat e mia kozmike janë krejtësisht të ndryshme në prag të koncertit lidhur me Krishtlindjen. E pres me padurim. Emocionohem vetëm duke u menduar dhe duke përfytyruar se vet Patriarku bullgar Neofit do të marrë pjesë dhe unë, duke dalë në skenë, do të lus për bekimin e tij, që të fillojë koncerti. Jam e bindur se, vet atmosfera në kishë, e cila do të na rrethojë, akustika e shkëlqyer, pema e bukur të cilën po e përgatisin organizatorët, do ta kthejnë këtë koncert në të paharrueshëm – dhe për ne dhe për publikun.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..