Irena Markova (Irene Markoff) është profesoreshë muzike në Universitetin York University në Toronto, Kanada. Ajo është themeluese dhe drejtuese e korit për këngë popullore bullgare “Nga burimi” dhe e grupit “Një zë mjalti”, i cili interpreton këngë foklorike bullgare dhe ballkanike tradicionale dhe të përpunuara.
Për dashurinë e vet të madhe ndaj muzikës popullore bullgare profesoresha Markova tregoi:
"Në Bullgari studiova “Folklor muzikor” tek Stojan Xhuxhevi në Konservatorin Shtetëror Bullgar dhe mbrojta disertacion mbi muzikën e krahinës së Pirinit. Pas kësaj Nikollaj Kaufman më ftoi të punoj në Institutin e muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Mblodha shumë këngë në një periudhë prej 6 vjetëve, në të cilën jetova në Bullgari. Mësova shumë për folklorin bullgar. Më vonë bëra doktoratë në Shtetet e Bashkuara dhe pata mundësinë të njihem dhe të marrë pjesë në një kor kroat grash dhe të mësoj gjuhën kroate në City University of Seattle. Kurse doktorata ime qe mbi muzikën popullore turke."
Pyetjes se përse e ka zgjedhur krahinën e Pirinit për studimet e veta, Irina Markova tregoi:
"E zgjodha krahinën e Pirinit, sepse përveç melodisë ka dhe një diftong karakteristik (bordon) dhe thjesht më pëlqen tingulli i kësaj muzike. Nëna ime është nga krahina Shoplluk (në rajonin e kryeqytetit), ja përse i pëlqej shumë këngët e njerëzve atje, këngët e shopëve."
Grupi “Një zë mjalti” ka një histori shumë interesante dhe këngëtarë edhe më interesant:
“Grupin e themeluam gjatë vitit 2014. Pjesëmarrësit e tjerë qenë studentë të mi, iu jepja mësim në fushën e këngës ballkanike – shton profesoresha Markova. Me qenë se qenë muzikantë shumë të mirë, vendosëm të krijojmë një grup të tillë. Për mua qe një kënaqësi të drejtoj grupin. Ideja për emrin qe e imja, sepse "mjalti" është dhe i ëmbël, dhe ka diçka prej metali, kurse "zëri", sepse këndojmë këngë, në të cilat timbri i zërave është shumë i ndryshëm, varet nga kënga dhe stili. Mendoj se është një emër i mirë për një grup. Për repertorin tonë zgjedh këngë nga studimet e mia dhe pas kësaj bëj përpunimin. Përveç në gjuhën bullgare këndojmë në serbisht, maqedonisht, kroatisht, në gjuhën boshnjake, në greqisht, turqisht, nganjëherë në gjuhën kurde dhe iraniane.
Ekaterina Pyatkova është ruse nga Kazakistani, Mario Morello është italian, Nadia Younanështë është me një prejardhje italiane dhe asiriane, kurse Jamieson Eakin është indian. Që të gjithë janë dhe muzikantë. Ata i pëlqejnë shumë këngët popullore bullgare-si ato tradicionalet ashtu dhe ato të ritit.”
Kori për këngë popullore bullgare “Nga burimi” do të ketë koncert më 16 dhjetor në kishën “Shën Dhimitri” në afërsi me Toronton. Çfarë do të prezantoni?
“Do të jetë diçka si një teatër, në llojin e një ndeje – përgjigjet Irina Markova dhe shton. Do të këndojmë një këngë dasmore nga krahina e Pirinit, sepse gjatë periudhës së dimrit në Bullgari ngrihen shumë dasma. Derisa hyjmë do të këndojmë një këngë shope, kjo do të jetë kënga “Këndon zogu”. Dhe mbase dhe një këngë nga krahina e Pirinit, sepse unë i bie tamburasë, kurse një nga gratë ekzekuton në daulle. Duam që muzika në këtë koncert të jetë më e gjallë, dhe më festive.”
Profesoresha Markova nuk fshehu dhe kënaqësinë e saj nga publiku, përpara të cilit Zërat e saj prej mjalti dhe “Nga burimi” këndojnë këngët e veta:
“Kur me korin “Nga burimi” këndojmë përpara bullgarëve, ata gjithmonë janë shumë të kënaqur, sepse nuk ka një kor tjetër të tillë në Kanada. Është shumë mirë se, vendosa të organizoj këtë grup. Këndojmë si për bullgarët ashtu dhe për kanadezët. Atyre po kështu u pëlqen. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për “Zërat prej mjalti”. Përpara 1 muaji kishte një festival folklorik në kuadrin e ditëve të kulturës bullgare në Otavë. Kjo qe pjesëmarrja ynë e dytë e “zërave prej mjalti” dhe publiku mbeti shumë i kënaqur. Kanadezët e pëlqejnë shumë muzikën bullgare dhe ballkanike. Kjo është e shkaktuar nga vallet, sepse që të gjithë duan të mësojnë valle popullore bullgare. Dhe rreth kësaj tregojnë një interes dhe ndaj këngëve.”
Pjesën më interesante dhe kureshtare nga tregimi i profesoreshës Irina Markova e lamë për në fund:
“Për nga prejardhja unë jam bullgare. Nëna ime është nga Bosilegrad /rrethinat perëndimore të Serbisë të populluar me bullgarë/, më vonë vendoset në qytetin bullgar Kjustendill. Mbërrin në Kanada gjatë vitit 1929, kurse babai im është nga Bullgaria Veriore, nga fshati i qytetit Ruse – Shtrëklevo. Kur qesh e vogël vazhdimisht mblidheshin shumë bullgarë në shtëpi, dhe gjithmonë kishte njerëz të cilët këndonin dhe vallëzonin. Unë u rrita me muzikën popullore bullgare dhe bile mora pjesë në një ansambël për valle popullore bullgare. Kjo muzikë qe një pjesë shumë e rëndësishme nga jeta jonë. Me qenë se interesohesha nga kjo muzikë, vendosa ti kryej studimet e mia në Toronto (University of Toronto). Atëherë nuk kishte interes drejt mësimdhënies së muzikës botërore. Pas përfundimit të universitetit mora vendim të studioj në Bullgari. Për herë të fundit erdha në Bullgari përpara 2 vjetëve në një konferencë në qytetin Bllagoevgrad. Gjithmonë më pëlqen të jem aty, sepse kam njerëzit e mi të afërt dhe kjo më jep mundësi të bëj hulumtime më të shumta, që të mund të shikohem me të njohur të vjetër. Bullgaria është si atdheu im i dytë.”
Ja dhe përshëndetja festive e profesoreshës Irina Markova nga Kanadaja e largët:
“Të gjithëve në Bullgari gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Të festojnë mirë, të duan shumë njëri-tjetrin, të jetojnë në mirëkuptim dhe të gjitha urimet e tyre të mund të realizohen!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..