Para gjysmë shekulli violinist bullgar Petër Dellçev fitoi për here të dytë çmimin e katërt të festivalit prestigjioz ndërkombëtar “Nikolo Pganini” në Genova të Italisë. Dekoratën e mëparshme nga i njëjti festival Petër Dellçev e fitoi një vit më parë në moshën 17-vjeçare. Le të kujtojmë se ky është një nga konkurset më të mëdha për violinistë, ku pak bullgarë kanë qenë laureatë. Ndër ta janë Emill Kolarov (me vendin e tij të parë në vitin 1961) dhe Minço Minçev (në vitin 1970, kur ka qenë vetëm 20-vjeçar dhe e ka arritur vendin e dytë). Me çmime nga Genova janë kthyer Vanja Millanova, Georgi Tilev, Vasko Vasillev. Por i vetmi bullgar me dy dekorata, përveç kësaj në moshë shkollore, është Petër Dellçevi.
Ky ishte shkaku, për të cilin para disa ditësh në Sofje ishte organizuar një takim në vatrën e kulturës “Rilindja – 1935”, në të cilin vëllai i violinistit Krasimir Dellçev tregoi për karrierën relativisht të shkurtër të Petërit, plot me suksese dhe çmime. Para viteve për arsye shëndetësore ai doli në pension para kohe në Gjermani. Pas një pauze të shkurtër përsëri kthehet tek muzika por vetëm për albumin “Violina lotuese”, i cili është “kënga e mjellmës” e violinistit. Producenti i këtij programi është Radioja Kombëtare Bullgare dhe incizimet janë bërë në studion e parë të medias sonë.
Në takimin e organizuar në vatrën e kulturës “Rilindja - 1935” tingëlloi “Violina lotuese” dhe ekzekutimet e violinistit Agop Manikjan dhe të pianistes Ani Toshkova. Pianistja Ani Toshkova vite me radhë ka qenë partnere e Petër Dellçevit dhe tregoi se ka kujtime të shkëlqyera të lidhura me punën e tyre të përbashkët.
Pianisti Mario Angellov, i cili ka incizuar me Petër Dellçevin “Violinën lotuese” na tregoi historinë e albumit:
„Në vitin 2003 një grup i madh muzikantësh nga Orkestra e Përzier e Radios Kombëtare Bullgare udhëtuam në Gjermani. Një mbrëmje vizituam restorantin, i cili është pronë e bashkëshortes së Petër Dellçevit. Në restorant kishte një pianoforte me bisht me ngjyrë të bardhë. Pas darkës në restorant hyri një njeri i gjatë, me sy të kaltër dhe me buzëqeshje të madhe. Ai ishte Petër Dellçevi, i cili vetëm dëshironte shumë të ekzekutonte me dikë. Përveç violinës, ai mbante një valixhe të madhe me nota. Repertori ishte nga “era e artë” e “muzikës së salloneve” – vepra të Gershuinit, çardashe ... Së bashku ekzekutonim deri në të gdhirë. Pas kthimit tonë në Sofje u bë e qartë se do të mund të realizojmë me Petrin incizime në Radio. Bëmë disa prova të shkurtra dhe shumë shpejtë incizuam të gjitha pjesët e albumit “Violina lotuese” . Javën e kaluar kur vëllai i muzikantit organizoi takimin-koncert, për herë të parë që nga atëherë dëgjova muzikën, të cilën e kishim incizuar. U ktheva mbrapa në kohë me kujtimet e paharrueshme. Mësova dhe shumë gjëra të reja – kuptova se ky muzikant i shkëlqyer ka zhvilluar mjeshtërinë e tij vetëm në Bullgari. Edhe tani, edhe atëherë – në Koln, më bëri përshtypje se teknika e tij e ekzekutimit është fare e veçantë. Ai sikur nuk i prek telat e violinës. I bie violinës me një lehtësi të jashtëzakonshme, me shije të përsosur dhe saktësi të tonave. Pas incizimit të diskut nuk e kam takuar më, por tani m’u kujtua bukuria karakteristike për muzikën e tij. Petër Dellçevi meriton njohje më të madhe në Bullgari.“
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..