Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turshitë dhe lakra arme në traditat e bullgarit

БНР Новини

Kohët e fundit dietologët gjithnjë e më shpesh flasin për dobitë nga perimet e fermentuara ose të ashtuquajturat turshi. Ky gërshetim i shkëlqyer prej vitaminave dhe probiotikëve përfshin mikroelementet më të rëndësishme, të cilat dëbojnë larg mikroorganizmat patogjene të bezdisshme. Si bëhet kjo? Probiotikët mbajnë në formë ekuilibrin gastrointestinal, kurse kjo nga ana e vet forcon praninë e baktereve të dobishme në organizëm. Mikroflora e mirë në mënyrë të natyrshme ballafaqohet me pushtimet e viruseve dhe baktereve sëmundjeprurëse. Prandaj gjithnjë e më shpesh mjekët  i këshillojnë pacientët e vet të ngulmojnë mbi probiotikët në format e tyre natyrale si për shembull kosi dhe turshitë. Dhe në qoftë se kthehemi mbrapsht në kohë do të kujtohemi për tregimet e gjysheve tona sesi në fund të çdo një vjeshte familjet bullgare kanë përgatitur zajet e veta me turshi për në dimër.

Kur vijnë festat e dimrit  në tavolinën bullgare detyrimisht duhet të marrin pjesë turshitë dhe lakra arme. Prandaj, çdo një ekonomi shtëpiake, e cila i respekton traditat, i përgatit furnizimet e veta me këto burime të vitaminave akoma në fund të vjeshtës. E para në klasifikim është turshia mbretërore, siç e quajnë, e cila në qoftë se nuk vihet mënjanë në ndonjë bufe pak më lart në tarracë, në një lartësi të parrezikshme nga hamësit e shtëpisë, shumë shpejt përfundon përpara ardhjes së festave të Krishtlindjes. Ky kombinim i shkëlqyer prej vitaminave dhe probiotikëve përfshin mikroelementet më të rëndësishme, të cilat dëbojnë larg viruset e bezdisshme. Në përbërjen e saj hyjnë specat e kuqe-gogozhare, lulelakra, dhe karotat, kurse aroma plotësohet nga selinoja, piperi i zi me kokrra, bahari dhe fletë dafine.

Снимка

Por që të kthehet në një tundim kuzhine është me rëndësi që fermentimi të bëhet sipas rregullave-me sasi të matura prej vaji, kripë, uthull me cilësi dhe sheqer ose mjaltë sipas dëshirës. Natyrisht që këtë turshi mund ta gjeni dhe në treg në variante të ndryshme, por garancia për cilësi është mjaft relative.

Pas turshisë mbretërore renditet turshia e gjuetarëve, e cila nuk i lë vend për nga cilësitë e dobishme. Në përbërjen e saj hyjnë po të njëjtat perime, por ndaj tyre shtohet dhe një lakër e brishtë e mesme për nga madhësia, e cila pritet hollë-hollë dhe shtohet ndaj perimeve të tjera të prera fare imët. Në fund derdhet shëllira, e cila është e përgatitur prej uji dhe kripe deti, por pa yndyrë. Kjo e fundit shtohet përpara se të vendoset në tavolinë, kur turshisë i hidhet akoma dhe piper i kuq për aromë më të mirë.

Снимка

Pikërisht perimet e fermentuara /në qoftë se nuk janë shumë të kripura/ sipas studimeve më të reja të bëra nga dietologët shtojnë sasinë e vitaminave të veta. Gjatë kohës së fermentimit kavanozat mbahen në vend të freskët , por jo dhe gjatë temperaturave nën zero.

Variantet për turshi janë nga më të ndryshmet, mjafton të jenë të bëra me perime vjeshtore, të cilat janë rritur nëpër kopshtet, pa pesticide dhe plehra artificiale. Për adhuruesit e shtesave pikante vjeshtore ndaj gjellëve të dimrit është turshia prej specave rogaç, të cilat janë të gjata dhe pak djegëse. Kjo turshi përgatitet relativisht lehtë. Specat priten më dysh ose më tresh dhe mbi to derdhet shëllira e përgatitur, ku mund të shtohen dhe domate jeshile, hudhër dhe kopër. Për acarin e dimrit ajo është një shtesë e shkëlqyer ndaj fasules ose thjerrëzës, e ngroh organizmin, dhe i jep një shije pak pikante gjellës.

Снимка

Por, mbi të gjitha të mos të harrojmë se çdo një amvise shtëpie bullgare ka markën e vet të ruajtur të turshisë. Kurse për ata, të cilët nuk kanë kohë të përgatisin turshi për në dimër, gjyshet në treg propozojnë variante të ndryshme, të cilat kthejnë kujtimet e dashura nga fëmijëria dhe darkat komode familjare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD