Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare feston kujtimin e Shën Apostullit Andreu i Parëthirruri

Kisha-monument “Shën Andreu i Parëthirruri” në Sofje ruan kujtimin e ushtarëve vullnetarë të Bullgarisë

БНР Новини

Ajo është e vetme jo vetëm në Sofje, por dhe në dioqezën e Sofjes”, e fillon tregimin e vet për kishën “Shën Andreu i Parëthirruri “ ati Stiljan Tabakov, i cili shërben në të. Shumë të pakta janë dioqezat në Kishën ortodokse Bullgare, në të cilat ka kisha me emrin e Shën Andreut. Kurse kjo është lidhur posaçërisht  me kujtimin e vullnetarëve, të cilët janë vrarë për lirinë e Bullgarisë, dhe të cilët  kanë marrë pjesë në Luftën e fundit ruso-turke /1876-1878/, e cila për Bullgarinë është Lufta Çlirimtare, në luftën bullgaro-serbe /1885/ dhe në Korpusin vullnetar të Maqedonisë dhe Edrenesë /1912-1913/.

Pas Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1878, kryeqyteti i ri Sofja pak nga pak kthehet në një qytet të madh me nevojat e veta. Ndërtohen lagje të reja, mes të cilave dhe kjo në të cilën është ndërtuar kisha e Shën Andreut:

СнимкаShumë shpejt rajoni popullohet dhe përmbushet me njerëz – tregon prifti Stiljan. Ata kanë nevojat e veta shpirtërore dhe vendosin të ndërtojnë kishë. Në kohën e kaluar, lagja Banishora është një nga vendet më të larta në Sofje dhe ideja ka qenë që të përdoret një sipërfaqe të madhe toke, në të cilën të ngrihet një kishë e madhe për nder dhe kujtim të gjithë vullnetarëve ushtarakë bullgarë. Pas  Luftës së Parë Botërore, njerëzit u kanë qenë shumë mirënjohës të gjithë atyre të cilët ka derdhur gjakun e tyre për Atdheun. Jo rastësisht, arteri kryesor rrugor, mbi të cilin është ndërtuar kisha quhet “Opëllçenska” (“Rruga e vullnetarëve”). Prandaj historia e lagjes Banishora dhe e kishës “Shën Andreu” janë lidhur me historinë e Bullgarisë.

Gjatë vitit 1925, me bekimin e Mitropolitit të Sofjes Stefan, bashkia ndan një parcelë të madhe midis katër rrugëve “Opëllçenska”, “Stranxha”, “Kavalla” dhe “Struga”, por mjerisht paratë  nuk mjaftojnë për realizimin e idesë për një kishë madhështore në ngjashmëri të katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Pas luftërave ballkanike me pasoja tepër të rënda për Bullgarinë mangësia financiare në shtet është e konsiderueshme. Kisha nuk ka mjete dhe ndërton vetëm një tumul të vogël, i cili përurohet gjatë vitit 1926. Gjatë kohës së bombardimeve mbi Sofje gjatë Luftës së Dytë Botërore ai është i rrëzuar deri në themel. Në sajë të përpjekjeve  të kryetarit të atëhershëm, prifti Vasilij Popdimitrov, kisha është ndërtuar përsëri vetëm për 3 vjet. Kur gjatë vitit 1953 Patrikana Bullgare është rivendosur, patriarku i sapozgjedhur i ri bullgar Kirill mundohet që ta zgjerojë në përmasat e menduara fillimisht  të një kishe-monument. Me uratën e tij janë ndërtuar dy krahë suplementare anësore dhe një kambanore e lartë mbi narteksin. Pas ndërtimeve, gjatë vitit 1972, kisha është shenjtëruar dhe përuruar, kurse në jubileun 50 vjeçar nga ndërtimi i saj, peshkopi i mitropolisë së Sofjes Partenij përmend në fjalimin e tij kishën “Shën Andreu i Parëthirruri “ si “katedralen e katërt të Sofjes” pas “Shën Sofjes”, katedrales patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” dhe kishës së mitropolitit “Shën e Diela”.

Kuptohet se jo godina e bën kishën, por njerëzit të cilët e vizitojnë, anëtarët e famullisë – pohon prifti Stiljan dhe vazhdon: Për këtë arsye kisha-monument “Shën Andreu i Parëthirruri” gjatë gjithë kohës së ekzistencës së vet ka qenë mjedis  të disa prej klerikëve më të mëdhenj në Bullgari.

Akoma gjatë vitit 1935, ndaj kishës është themeluar dhe Vëllazëria ortodokse. Që atëherë deri më ditët e sotme sipas traditës, e cila nuk ndërpritet me kalimin e viteve, çdo të mërkurë zhvillohen biseda arsimuese. Lektorë janë kreu i kishës si dhe pedagogë nga Seminari Teologjik i Sofjes dhe Akademia teologjike.

Mjerisht, tereni mbi të cilin është ndërtuar kisha është i paqëndrueshëm dhe kambanorja  është në gjendje të keqe, pohon prifti Stiljan dhe vazhdon:Që të ndërtohet një kambanore e re duhet të arrihet deri tek pjesa qëndrueshme të tokës – sqaron ai. Ne kemi bërë studime gjeodezike ku duhet të vihen themelet, por po kështu kemi bërë dhe kërkesa për rrëzimin dhe ndërtimin e saj. Në këtë mënyrë jo vetëm se do ta shpëtojmë kishën por dhe do të ndihmojmë për evitimin e një tragjedie të madhe.

Në kishën modeste, kushtuar Apostullit të Parëthirrur të Krishtit ka një arkë për dhurime, ku çdo një i cili është i dhënë pas besimit, por dhe nderon kujtimin e vullnetarëve ushtarakë të Bullgarisë mund të dhurojë për ndërtimin e kambanores së re.Shpresojmë që një ditë të bukur me mjetet e grumbulluara të mund të realizohet ajo, të cilën e kanë menduar paraardhësit tanë – një kishë-monument e madhërishme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: dveri.bg dhe pravoslavie.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD