Në shekullin tonë të teknologjive të larta informacioni e ka fuqinë e bombës vdekjeprurëse dhe prandaj shkencëtarët janë detyruar të përdorin teknologjitë e së ardhmes për të siguruar mbrojtjen e tij sa më të besueshme. Siguria e shtetit gjithnjë e më shpesh varet nga paprekshmëria e të dhënave – jo vetëm në luftërat informative, por edhe në rastet e aksidenteve industriale, fatkeqësive natyrore, terrorizmit.
Shkencëtarët bullgarë do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Aktualisht katër universitete dhe tri institute të Akademisë Bullgare të Shkencave po ndërtojnë një Qendër moderne të Kompetencave për komunikim kuantik, sisteme inteligjente të sigurisë dhe për menaxhimin e rrezikut, e cila financohet në kuadrin e një projekti evropian me 13,5 mln. leva. Brenda afatit 5 vjeçar duhet krijuar softuer i specializuar dhe platforma të robotizuara , të cilat do të përdoren në ajër, ujë dhe tokë për menaxhimin e krizave të ndryshme. Specialistët nga Qendra e re do të kenë një rol të rëndësishëm në situata të ndryshme të emergjencës: tërmete, përmbytje, tension në rajonet kufitare, sulme terroriste.
"Kriptografia kuantike garanton sigurinë e informacionit të transmetuar dhe s’ka analog në kriptografinë klasike – tregon docent Llëçezar Georgiev nga Instituti i Studimeve Bërthamore dhe Energjetikës Bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Kjo u përket të gjitha sferave të jetës sonë publike, por me rëndësi më të madhe është ajo për ruajtjen e sekreteve shtetërore, për garantimin e sigurisë së komunikimit të ushtarëve dhe shërbimeve të inteligjencës, kështu edhe të komunikacioneve dhe transfertave bankare."
Komunikimet kuantike zhvillohen në bazë të fizikës kuantike dhe përdorin polarizimin e kuanteve të dritës (fotonet) për shkëmbimin e çelësave sekretë ndërmjet palëve të komunikimit. Kopjimi i fshehtë i i këtij çelësi nga ndonjë palë tjetër është i pamundshëm për shkak të ndalimit të kopjimit për gjendjet e panjohura kuantike, shpjegoi shkencëtari.
"Le të supozojmë se ndodh aksident në ndonjë central atomik elektrik apo në ndonjë uzinë kimike dhe mund të pritet ndotje e konsiderueshme – radioaktive, kimike, apo lëshim në ajër i kimikateve të rrezikshme – tha Llëçezar Georgiev. – Atëherë me ndihmën e dronëve dhe softuerit të posaçëm autoritetet kompetente do të shkëmbejnë informacionet dhe ato do të përdorin një kanal të posaçëm të kriptuar. Përdorimi i platformave të robotizuara është me rëndësi të madhe, posaçërisht kur bëhet fjalë për një avari të shkaktuar me paramendim. Ato do të përdoren gjithashtu për kontrollimin e gjendjes së mureve të liqeneve artificiale, të qëndrueshmërisë së ndërtesave ndaj tërmeteve, për parashikimin e ngjarjeve katastrofike etj."
Dhe kështu që e gjithë kjo të mos duket vetëm si një roman i Dan Brown-it, po planifikohet ndërtimi i një kompleksi laboratorik, të pajisur me aparaturën më moderne, dhe i tri qendrave të simulimit, ku do të zhvillohen eksperimente shkencore dhe do të krijohen produkte të reja të teknologjive të komunikacioneve, intelektit artificial, robotikës, etj.
“Ambientet e simulimit do të disponojnë me një bazë të dhënash për rajone kritike, e cila do të plotësohet vazhdimisht” – tregoi shkencëtari. “Bëhet fjalë për informacione gjeografike, meteorologjike, të dhëna për objekte me rrezik potencial, dhe për dendësinë e popullsisë etj. Përveç kësaj do të krijojmë një sistem softueri për simulimin e situatave të fatkeqësive dhe veprimeve të neutralizimit, pakësimit të dëmeve dhe evitimit të pasojave të rënda. Përveç kësaj do të krijojmë një sistem prej instrumenteve të softuerit, i cili në bazë të modeleve matematike do të lehtësojë krijimin e tablove të situatave operative dhe menaxhimin e riskut në kushte reale apo të simuluara.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..