Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Buraxhiev: “Lidhja “mësues-nxënës” është jashtëzakonisht e rëndësishme në arrtin tonë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Fantazma folklorike” është emri poetik i spektaklit koreografik muzikor, me të cilin prof. Kostadin Buraxhiev shënon përvjetorin e vet të 60-të dhe jubileun e 35-të të fillimit të rrugës së tij krijuese. Kështu titullohet edhe albumi i tij i dyfishtë me pjesë të tij.

Aktiviteti do të mbahet më 30 nëntor në qytetin Plovdiv. Prof. Buraxhiev është kompozitor, dirigjent dhe pedagog, udhëheqës i grupeve folklorike, ndërsa në vitet e hershme – interpretues i tamburasë. Ai ka marrë shumë dekorata, ndër të cilat “Lira e Artë” (1994, 1999) dhe “Lira e Argjendtë” (1989) e Lidhjes së Muzikantëve dhe të Valltarëve te ne. Nën udhëheqjen e tij Ansambli shtetëror “Dobruxha” fitoi çmime prestigjioze në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, ka incizuar katër pllakë gramafoni dhe gjashtë CD. Që nga viti 2001 Kostadin Buraxhiev është profesor në Akademinë e Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative në qytetin e tij të lindjes Plovdiv, ku jep mësime të dirigjimit të korit folklorik dhe të orkestrës popullore. Ai është kryedirigjent i “Korit Folklorik Akademik”, me të cilin fitoi një medalje të artë dhe titullin “Kampion olimpik koral botëror” në Olimpiadën Korale Botërore në Graz të Austrisë (World Choir Games), si dhe një sërë çmimesh të tjera.

U jam shumë mirënjohës mësuesve të mi të parë të solfezhit, fizarmonikës, tamburasë – atyre u detyroj një pjesë të madhe të sukseseve të mia. – thotë prof. Buraxhiev. – Në Shkollën Kombëtare të Arteve Figurative në Shiroka Llëka e vazhdova rrugën time profesionale me tamburanë te mësuesi Nikolla Manovski, nga i cili mësova shumë. U përpoqa të arrij nivelin e bashkënxënësve të mi, të cilët i binin kësaj vegle muzikore që prej kohe dhe mendoj se arrita ndonjë sukses. Të gjithë mësuesit e mi në këtë shkollë ishin njerëz të mrekullueshëm. Me disa prej tyre edhe sot e kësaj dite jemi kolegë. I jam shumë mirënjohës fatit se në Akademinë e Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative pata mësues shumë të mirë dhe kontakte me muzikantë të ndryshëm. Në orkestrën e Akademisë ne interpretonim vepra të më të mirëve në gjini. Më vonë, si udhëheqës i Ansamblit “Dobruxha”, pata kontakt të drejtpërdrejt me disa prej tyre – prof. Kirll Stefanov, Ivan Vëlev, Krasimir Kjurkçijski.


Prof. Buraxhiev është i bindur se lidhja mësues-nxënës është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse përpunimi i muzikës popullore, si dhe krijimi i veprave origjinale është një zeje me shumë sekrete, të cilat nuk mund të mësohen nga librat mësimorë.

Kisha kompozuar diçka në Shiroka Llëka – kujton ai. – U ktheva në Plovdiv dhe babai im më çoi te dirigjenti  i radio-orkestrës Hristo Urumov, që ta shohë veprën. Pavarësisht se tingëllonte mirë dhe e interpretoja në shkollë bashkë me bashkënxënësit e mi, ishte plotë gabime. Ende e ruaj këtë listë. Pas kësaj ai i tha babait tim që të mos heq dorë, sepse kam potencial. Më vonë ai ishte pedagogu im i dirigjimit në Akademi, nuk do të harroj kurrë mësimet e tij.


Unë jam nga Plovdivi, por fisi im i ka rrënjat e veta në malin Rodope. Prandaj kam interes ndaj folklorit të kësaj pjese të Bullgarisë. Shumë vite punoja me disa prej këngëtarëve, instrumentistëve dhe valltarëve më të mirë të Dobruxhës, kështu qe muzikën e kësaj krahine e ndiej të afërt. Ajo është shumë specifike.

Deri tani nuk kam prezantuar program të tërësishëm me përpunime të mia. I jam mirënjohës ansamblit “Dobruxha” se do të marrë pjesë në koncert, si dhe ansamblit “Trakia”. Do të prezantohen tri prej pjesëve të mia më të mëdha, si dhe një valle dhome. Solistët do të interpretojnë disa prej këngëve dhe pjesëve të mia instrumentale bashkë me Orkestrën Popullore të Akademisë së Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative. Publiku do të mund të dëgjojë dhe katër këngë a capella, të cilat i kompozova këtë verë për “Korin Folklorik Akademik”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD