Shën Klementi është një pishtar, figurë shpirtërore dhe letrar, trashëgimtar i Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, të cilit Kisha Ortodokse Bullgare i jep nder më 25 nëntor. Sipas autorëve të Jetëshkrimit (Legjenda Bullgare) të Kryepeshkopit të Ohrit Theofilakt dhe të jetëshkrimit (Legjenda e Ohrit) të Kryepeshkopit Dhimitri Homatian ky at i madh dhe shenjtor bullgar është trashëgimtar i mizëve evropianë, të quajtur nga shumë njerëz bullgarë (Homatian). Burimet historike dëshmojnë se kur krijuesit e shkrimit sllav Kiril dhe Metodi u nisën për në Moravi, morën me vete edhe të afërmin e tyre Klement. Ai i shoqëroi dy vëllezërit edhe në Romë, ku u vesh prift. Pas vdekjes së Shën Metodit në vitin 885, i cili ishte kryepeshkop i Moravisë, kleri gjerman dëboi nxënësit e tij. Ata u mirëpritën përzemërsisht në Shtetin Bullgar, i cili pranoi krishterimin gjatë vitit 864. Pas marrjes së fesë së re vendi dhe populli kishin nevojë për mësues dhe përhapës të fesë në një gjuhë të kuptueshme. Më shumë hollësi për kontributin e Shën Klementit në krijimin e kulturës letrare mesjetare na solli doc. Trendafill Krëstanov:
Vepra e Shën Klementit është lidhur drejtpërsëdrejti me veprimtarinë e vëllezërve Kiril dhe Metodi dhe të Shën Naumit, i cili konsiderohet si bashkëvëllezër i tij. U zbulua “Tregimi për jetën e Shën Naumit”, ku thuhet se Klementi dhe Naumi, bashkë me mësuesit e tyre, krijuan në alfabetin e porsakrijuar shkrime të shenjta, të cilët u kontrolluan dhe u bekuan në Romën e Vjetër. Kështu ata në fakt e kanë përgatitur misionin e tyre iluminist. Përsëri atje nënvizohet se tre prej nxënësve të Kirilit dhe Metodit – Klementi, Naum dhe Angelari, e kanë ëndërruar Bullgarinë, kanë shpresuar se do të shkojnë atje dhe kanë qenë të sigurt se Bullgaria do t’i strehojë.
Në të vërtetë udhëheqësi bullgar Boris Mihail i priti me përzemërsi dhe u siguroi atyre të gjitha kushtet e domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë letrare, qëllimi i së cilës ishte kënaqja e nevojave të kishës bullgare me librat e domosdoshëm teologjikë. Princi Boris e dërgoi Shën Klementin si mësues. Siç thotë doc. Krëstanov puna e mësuesit ka qenë shumë e rëndësishme për përhapjen e krishterimit, sepse ai ka si qëllim ta edukojë popullin, të zhvillojë biseda, t’i arsimojë të rinjtë, të përkthejë libra dhe të shkruajë predikime, jetëshkrime, fjalime lavdëruese, himne kishtare. Sipas të dhënave historike për 7 vjet Shën Klementi ka arsimuar 3500 nxënës në Bullgarinë Jugperëndimore. Ata pasi visheshin priftërinj e zëvendësonin klerikun grek me atë bullgar, i cili ia predikonte popullit krishterimin në një gjuhë të kuptueshme. Nuk është e rastit se Teofilakt e quan Shën Klementin peshkop të parë, i cili predikon në gjuhën bullgare, duke pasur parasysh veprimtarinë e tij për përhapjen e krishterimit dhe për arsimimin e bullgarëve. Nga trashëgimia letrare e Klementit më të ruajtura janë kopjet, të cilët ai i ka bërë në Moldavi dhe në Vllahi, sepse atje gjuha është e ndryshme dhe janë rishkruar fjalë për fjalë, na shpjegoi bashkëbiseduesi ynë. Në procesin e veprimtarisë së tij shkencore doc. Krëstanov zbuloi datën e vdekjes së shenjtorit, duke arritur të lokalizojë edhe selinë e tij të peshkopit. Ai i paraqiti këto të dhëna në një konferencë në Universitetin e Sofjes “Sveti Kliment Ohridski”:
Si peshkop Klementi ka pasur disa emra, Klementi i Tiveropolit dhe Klementi Veliçki. Në Bibliotekën e Vatikanit gjeta dokumente të Aristarhi Stavrakit – një logotet i Patrikanës së Kostandinopojës, i cili dekada me radhë i ka bërë listat e peshkopatave, përfshi këtu Velegrada (Berat) dhe Kanina të Epirit të Veriut. Atje e hasa emrin Klement me datën e vdekjes së tij – 25 korrik 916. Edhe në Almanakun e Papës “Annuario Pontificio” ka të dhëna për një peshkopatë të tillë. Nga viti 893 deri në 906 ajo udhëhiqet nga Peshkopi i Tiveropolit (Tiveropoli është emri i vjetër i Strumicës), ndërsa nga viti 906 deri në vdekjen e vet – nga Peshkopi Veliçki (Velisa është një nga emrat e vjetër të Beratit). Që t’i përkushtohet krejtësisht veprës letrare, udhëheqësi bullgar Boris i ka siguruar Shën Klementit shtëpi në Devoll dhe Ohër. Shtëpia e tij në Ohër ka qenë afër tempullit “Shën Pantelejmon”, ku ai është varrosur. Çdo një shenjtor nderohet atje ku janë lipsanat e tij dhe jo atje ku ka lindur, ose ku ka qenë veprimtaria e tij. Prandaj emri i shenjtorit duhet të përmendet ashtu siç janë nënshkruar edhe veprat e tij Shën Klementi, Peshkopi Veliçki dhe i Ohrit, Çudibërësi, i cili është bullgar për nga origjina – thotë në përfundim doc. Krëstanov.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaVullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni organizohet më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...