Në Sofje u prezantua “Pagliacci“ – një bashkëprodhim i Teatrit Operistik të qytetit Stara Zagora dhe Cirkut akademik “Ballkanski”. Rolin e Kanitos e interpretoi Kamen Çanev – një nga tenorët më mbresëlënës bullgarë.
Pas 25 vjetësh në skenën operistike me repertor prej më shumë se 30 role kryesore dhe spektakle të suksesshme në teatrot më të shquar operistikë në botë. Kamen Çanev vazhdon të pohojë se është njeri i zakonshëm, i cili e do punën e vet dhe përpiqet ta bëjë atë sa më mirë. Debuti i tij zyrtar është në skenën e Teatrit operistik të Sofjes në rolin e Rigolettos në operën me të njëjtin titull të Giuseppe Verdit. 5 stinë më vonë ai u bë solist i Teatrit operistik të Pragës, kurse dy vjet më vonë ai u bë artist i pavarur në Vjenë. Ka lindur në qytetin e Slivenit (Bullgari Qendrore), ku ka mbaruar gjimnazin francez të qytetit. Arsimin e tij e vazhdoi në Akademinë muzikore në Sofje.
“Një rol i madh në formimin tim si muzikant luajti “Teatri mësimor” në Sliven – tregoi këngëtari i shquar. Kontributi më i madh për hapjen e këtij teatri e kishte Georgi Jordanov – sipas meje ai është ministri më i mirë i kulturës, të cilin e kemin pasur në Bullgari. Të këndosh në skenë derisa mësohesh – kjo është një mundësi e artë. Për fat të keq sot studentët nuk e kanë këtë mundësi. Pas mbarimit të Akademisë muzikore unë tashmë kisha 4-5 role të mëdha. Pastaj e bëra specializimin në Romë në Akademinë “Boris Hristov”. Mendoj se gjëja kryesore që ndikoi zhvillimin tim si artist ishte skena. Në fillimin e karrierës sime kam kënduar në të gjitha teatrot operistikë bullgarë– Varna, Burgas e kështu me radhë. Akoma kur isha student punova në Teatrin operistik të qytetit danubian Ruse, ku këndova nën shkopin e dirigjentit Georgi Dimitrov. Këto ishin vite në të cilat grumbullova përvojë, repertor, vetëbesim.”
Arena di Verona, Staatsoper në Vjenë, Teatro la Fenice në Venicë, Deutsche Oper në Berlin, Teatro Liceo në Barcelonë… Këto janë vetëm një pjesë e vogël prej vendeve, me të cilat lidhim emrin e Kamen Çanevit. Ku në botë është publika më e preferuar nga këngëtari? Ja se çfarë u përgjigj ai:
“Gjithmonë kam thënë se Deutsche Oper në Berlin është teatri im. Ndoshta tingëllon pak e çuditshme, por atje jam ndier më i lirë. Të njëjtën mund ta them për Teatro dell’Opera në Romë. Para disa sezonesh kisha disa role atje. Natyrisht këtu renditet dhe Teatri Operistik i Sofjes, por ndoshta atë nuk duhet ta përmend në këtë varg mendimesh, sepse atje filloi rruga ime artistike. Gjatë viteve në skenat e huaja kam takuar artistë të tjerë bullgarë – Kirill Manolov – mik im i madh, Mariana Pençeva dhe akoma shumë këngëtarë të tjerë. Ndër kompozitorët më të preferuari nga unë është Puçini. Roli që më pëlqen më shumë është De Grijo nga “Manon Leskaut”, ndoshta sepse ky ishte debutimi im në Staatsoper në Vjenë. Mendoj se ky është një nga rolet e mia “të lumtura”.
Vazhdoj të punoj dhe me Teatrin Operistik të Sofjes dhe me teatrot e tjerë në vend. Pavarësisht nga angazhimet e mia në botë, gjithmonë kur kam mundësi vij këtu për të kënduar në skenën bullgare. Sipas meje publiku më i mirë është këtu. Publiku bullgar ndien momentet, kur këngëtari bën diçka “më tepër” në skenë. Derisa në Gjermani për shembull pavarësisht se në ndonjë çast interpretimi mund të jetë i shkëlqyeshëm, publiku nuk reagon. Kjo nuk është në favor të këngëtarit, mungesa e reagimit nuk më inkurajon. Për mua është e vështirë që të këndoj para publikut gjerman pikërisht për këtë arsye. Derisa në Bullgari po të këndosh mirë dhe po të të pëlqejnë kënaqësia është për të dyja palët dhe kjo kuptohet menjëherë. Mendoj se është një gabim i madh të mendosh se ke arritur ndonjë majë. Vetëm duhet të ndiejmë kënaqësi nga kjo që e bëjmë. Dhe të interpretojmë muzikën e kompozitorëve – ata janë “majat” e vërteta. Ne jemi vetëm këngëtarë. Duhet të jemi të sinqertë, t’i luajmë me dashuri rolet dhe të rikrijojmë muzikën gjeniale nëpërmjet zërave tanë. Ne jemi ndërmjetës mes njerëzve dhe Zotit, unë mendoj kështu. Dhe ai e tregon bukurinë me anë të zërave tanë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..