Dy muaj pas tensioneve të shtatorit në koalicionin udhëheqës për shkak të kundërshtimeve mes GERB-it dhe “Patriotëve të Bashkuar”, në mes të nëntorit jemi dëshmitarë të turbulencave të reja, për shkak të kundërshtimeve brenda Patriotëve të Bashkuar.
Dorëheqja e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov, i cili është gjithashtu lider i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) ishte shkaktuar nga protestat e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Megjithatë protestat po vazhdojnë në tërë vendin. Disa orë pas dorëheqjes lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov bëri të ditur se është pro dorëheqjes së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, i cili nga ana e vet është lider i VMRO-së. Sipas Siderovit “Koalicioni i vogël” – siç i quan ai “Patriotët e Bashkuar” ka nevojë për një plan shpëtimtar, që t’i shmanget shpërndarjes jo vetëm të koalicionit udhëheqës me GERB-in, por edhe rrëzimit të patriotizmit në Bullgari. Z. Karakaçanov e quajti me ironi këtë ide “krijuese”, e cila e ka prishur gjymin e tij tërë natën.
Në këtë situatë të tensionuar, më 20 nëntor, ditën e martë, tri formacionet në Koalicionin “Patriotët e Bashkuar” – “Ataka”, VRMO dhe NFSB , do të zhvillojnë një këshill koalicioni për përballimin e problemeve të tyre. A do ta arrijnë këtë dhe si do ta arrijnë, është vështirë të thuhet, duke pasur parasysh se para një muaj lideri i “Ataka” e humbi besimin e NFSB-së në cilësinë e tij të Kryetarit të “Patriotëve të Bashkuar”, ndërsa VMRO-ja hedh poshtë idetë e Siderovit për shpëtimin e “koalicionit të vogël”. Këtë herë, për dallim nga shtatori, ka pak të ngjarë që tensionet të shuhen me urime “për një komunikacion më të mirë” mes partnerëve të koalicionit. Mirëpo, megjithahtë ka shanse për mbijetesë, sepse edhe të tria partitë në “Patriotët e Bashkuar” janë të qarta se po të ndahen do të kenë fajin e hidhur të Bllokut të djathtë të Reformatorëve, i cili ishte partner i GERB-it në qeverinë e dytë të Bojko Borisovit. Dhe në të vërtetë po të arrihet deri në zgjedhje para afatit, asnjë prej tyre nuk do të mund të arrijë veçmas barrierën prej 4 për qind, që të hyjë në Parlamentin e ardhshëm.
Partia në pushtet GERB deklaroi se nuk ka ndryshim marrëveshjen e saj të koalicionit me “Patriotët e Bashkuar” dhe se nuk duhet të presim zgjedhje të parakohshme. Nga ana e vet opozita siç duket nuk dëshiron të përfitojë nga marrëdhëniet e radhës kritike në qeverisje. Zakonisht Partia Socialiste Bullgare (PSB) është e prirë të këmbëngulë për ndërrimin e qeverisjes, por tani për tani ajo vetëm ka vënë re se dorëheqja e Zëvendëskryeministrit Simeonov është pjesë e një pikture më të madhe dhe një “fitore e energjisë së zgjuar të qytetarëve. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) gjithashtu u shmangen deklaratave radikale, duke shënuar se aktualisht nuk ka alternativë të qeverisjes së tanishme. Sociologët vënë në dukje se humbja e dukshme e besimit ndaj partive udhëheqëse tani për tani nuk çon në forcimin e besimit në formacionet e opozitës parlamentare.
Kjo ripohohet tërthorazi edhe nga protestat në fund të javës së kaluar në shumë qytete të Bullgarisë. Protesta në Sofje në fillim ishte motivuar nga çmimet e larta të lëndëve djegëse, ndërsa të dielën ajo evoluoi në mënyrë spontane deri në kërkesa për dorëheqjen e kabinetit, “ndërrim të sistemit” dhe ndëshkime për tërë klasën politike. Protesta në kryeqytet kaloi përpara të gjitha institucioneve të pushtetit, por ndër demonstruesit kishte liderë vetëm të formacioneve të vogla jashtëparlamentare dhe ata në asnjë mënyrë nuk i agjitonin pjesëmarrësit.
Analizatorët janë skeptikë se ngjarjet e disa ditëve të fundit do të çonin deri në rrëzimin e kabinetit. Sondazhi i një medie për studimin e opinionit publik mbi këtë çështje tregon këtë pamje të ndërlikuar:
Në këtë sfond gjetja e formulës për ruajtjen e statukuos në pushtet është një detyrë delikate, por absolutisht e mundur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..