Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndarja e “Patriotëve të Bashkuar” shkaktoi tensione të reja në udhëheqje

БНР Новини
Foto: BGNES

Dy muaj pas tensioneve të shtatorit në koalicionin udhëheqës për shkak të kundërshtimeve mes GERB-it dhe “Patriotëve të Bashkuar”, në mes të nëntorit jemi dëshmitarë të turbulencave të reja, për shkak të kundërshtimeve brenda Patriotëve të Bashkuar.

Dorëheqja e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov, i cili është gjithashtu lider i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) ishte shkaktuar nga protestat e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Megjithatë protestat po vazhdojnë në tërë vendin. Disa orë pas dorëheqjes lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov bëri të ditur se është pro dorëheqjes së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, i cili nga ana e vet është lider i VMRO-së. Sipas Siderovit “Koalicioni i vogël” – siç i quan ai “Patriotët e Bashkuar” ka nevojë për një plan shpëtimtar, që t’i shmanget shpërndarjes jo vetëm të koalicionit udhëheqës me GERB-in, por edhe rrëzimit të patriotizmit në Bullgari. Z. Karakaçanov e quajti me ironi këtë ide “krijuese”, e cila e ka prishur gjymin e tij tërë natën.

Në këtë situatë të tensionuar, më 20 nëntor, ditën e martë, tri formacionet në Koalicionin “Patriotët e Bashkuar” – “Ataka”, VRMO dhe NFSB , do të zhvillojnë një këshill koalicioni për përballimin e problemeve të tyre. A do ta arrijnë këtë dhe si do ta arrijnë, është vështirë të thuhet, duke pasur parasysh se para një muaj lideri i “Ataka” e humbi besimin e NFSB-së në cilësinë e tij të Kryetarit të “Patriotëve të Bashkuar”, ndërsa VMRO-ja hedh poshtë idetë e Siderovit për shpëtimin e “koalicionit të vogël”. Këtë herë, për dallim nga shtatori, ka pak të ngjarë që tensionet të shuhen me urime “për një komunikacion më të mirë” mes partnerëve të koalicionit. Mirëpo, megjithahtë ka shanse për mbijetesë, sepse edhe të tria partitë në “Patriotët e Bashkuar” janë të qarta se po të ndahen do të kenë fajin e hidhur të Bllokut të djathtë të Reformatorëve, i cili ishte partner i GERB-it në qeverinë e dytë të Bojko Borisovit. Dhe në të vërtetë po të arrihet deri në zgjedhje para afatit, asnjë prej tyre nuk do të mund të arrijë veçmas barrierën prej 4 për qind, që të hyjë në Parlamentin e ardhshëm.

Partia në pushtet GERB deklaroi se nuk ka ndryshim marrëveshjen e saj të koalicionit me “Patriotët e Bashkuar” dhe se nuk duhet të presim zgjedhje të parakohshme. Nga ana e vet opozita siç duket nuk dëshiron të përfitojë nga marrëdhëniet e radhës kritike në qeverisje. Zakonisht Partia Socialiste Bullgare (PSB) është e prirë të këmbëngulë për ndërrimin e qeverisjes, por tani për tani ajo vetëm ka vënë re se dorëheqja e Zëvendëskryeministrit Simeonov është pjesë e një pikture më të madhe dhe një “fitore e energjisë së zgjuar të qytetarëve. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) gjithashtu u shmangen deklaratave radikale, duke shënuar se aktualisht nuk ka alternativë të qeverisjes së tanishme. Sociologët vënë në dukje se humbja e dukshme e besimit ndaj partive udhëheqëse tani për tani nuk çon në forcimin e besimit në formacionet e opozitës parlamentare.

Kjo ripohohet tërthorazi edhe nga protestat në fund të javës së kaluar në shumë qytete të Bullgarisë. Protesta në Sofje në fillim ishte motivuar nga çmimet e larta të lëndëve djegëse, ndërsa të dielën ajo evoluoi në mënyrë spontane deri në kërkesa për dorëheqjen e kabinetit, “ndërrim të sistemit” dhe ndëshkime për tërë klasën politike. Protesta në kryeqytet kaloi përpara të gjitha institucioneve të pushtetit, por ndër demonstruesit kishte liderë vetëm të formacioneve të vogla jashtëparlamentare dhe ata në asnjë mënyrë nuk i agjitonin pjesëmarrësit.

СнимкаAnalizatorët janë skeptikë se ngjarjet e disa ditëve të fundit do të çonin deri në rrëzimin e kabinetit. Sondazhi i një medie për studimin e opinionit publik mbi këtë çështje tregon këtë pamje të ndërlikuar:

  • Protestuesit do të kthehen në shtëpi për shkak të dimrit (20 për qind);

  • Borisov mund të qeverisë pa Zëvendëskryeministrin e katërt (26 për qind);

  • Qeveria do të rrëzohet (42 për qind);

  • Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të ndihmojnë (10 për qind);

  • Pa mendim (2 për qind);


Në këtë sfond gjetja e formulës për ruajtjen e statukuos në pushtet është një detyrë delikate, por absolutisht e mundur. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD