Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në “Miq në katër këmbë” shërojnë me shumë dashuri

БНР Новини

Jo larg qytetit Veliko Tërnovo është vendosur një botë magjike, e cila zotëron sekretin e një magjie të vetme-transformon edhe njeriun me zemër prej guri me shumë dashuri.

Снимка

Në fermën e Verës dhe të Viktorit i presin miqtë me vrull, gumëzhimë dhe në bashkë. Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe, për derisa kafshët më të lumtur në botë turren për të dhënë një pjesë nga ledhatimet e veta.

Снимка

Përpara 15 vjetëve në fshatin Hotnica bashkëshortët themeluan një ekonomi të vet, duke strehuar fillimisht kafshë me katër këmbë me fat të rëndë - një qengj me të meta, të hedhur e të braktisur, një gomar i vogël me inat të madh që ka udhëtuar për vendin e therjes së kafshëve. Sot, tek ata rendin të lirë kuaj, desh, qengja, gjela deti, qenë, gomarë, derra dhe me padurim presin që fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët kanë ardhur për një-dy orë, të ndajnë botën e tyre të gëzueshme.

Снимка

"90% nga kafshët tanë janë rritur që në moshë fare të vogël-në dhomë, me pelena, me net të tëra pa gjumë dhe prandaj më konsiderojnë si një nënë e vet - thotë Vera Trendafilova. Unë jam nëna-dhia, nëna-lopa e kështu me radhë. Dhe me qenë se prindi është autoriteti i parë në jetën e një fëmije, pikërisht ai e përcakton të gjithë botën e tij. Kurse unë, të ashtuquajturve fëmijë të mi u kam treguar se lumturia është kudo, se njerëzit janë të mirë dhe miqësorë, se dielli gjithmonë ndriçon - dhe duket se i kam “gënjyer” mirë.

Снимка

Dhe me qenë se kafshët tanë jetojnë lirshëm në një harmoni të plotë, kur vjen ndonjë mik, ata shumë shpesh paguajnë me mikpritjen e vet dhe me vrullin e vet. Vërtiten, duan që të përkëdhelen, i afrojnë kokët e tyre afër kokave të fëmijëve. Kurse njerëzit dëfrejnë, qeshin me shfaqjen të cilën ata e bëjnë dhe ndihen me të vërtetë të lumtur."

Снимка

Krahas emrave të cilët ua dhurojnë kafshëve, Vera dhe Viktor u japin dhe shans të paraqesin të gjithë potencialin e vet të plotë, individualitetin dhe karakterin e vet. Dhe çfarë gjëje të çuditshme ka, në qoftë se në ndonjë ditë me shi bashkë ulen në hambar, që të dëgjojnë nga libri i tyre i dashur “Hobit”.


"Kjo qe ideja e bashkëpunëtorit tonë Rostisllav Avramov, t’u lexojë një lexim kaq të rëndë e të ndërlikuar “Muzikantëve të Bremenit” - kujtohet pronarja e fermës. Nga lart zgjatet gomari Mirko, qeni Nusha dëgjon me një vëmendje më të madhe me pud mbi gjunjët e tij, kurse dhia e plotfuqishme Andrej, e cila e para i pret miqtë dhe i përcjell, mbyll sytë mendueshëm. Këtu është dhe dashi Rajko - i hedhur si fare i vogël sepse kishte distrofi muskulore dhe ecte me rrota. Ne na kushtoi muaj të tërë përpjekjesh - me injeksione, të mund ta detyrojmë të besojë se këta këmbë mund të ecin. Kurse sot ai është një dash i shkëlqyer. Ai është kaq falënderues për kujdeset e bëra për të saqë shkon për t’u përkëdhelur tek të gjithë fëmijët, kurse ata e përgëzojnë dhe i gëzohen sesa i dashur është."

Снимка

Por, një ditë kali Bingo u gdhi me dhimbje të rënda barku dhe për të, derisa të vijë mjeku-veterinar u kujdes një miku i tij me katër këmbë - i cili ka ardhur me mision kushedi se që ku.

"Në ndonjë mënyre qeni e pëlqeu kalin dhe nuk ndahej prej tij - tregon Vera Trendafillova. Dhe kur Bingo ishte në agoni, në vuajtje të rënda dhe shikohej sesi është dorëzuar, ky qen, i ardhur nga asgjëja, lehte dhe kërcente mbi kokën e tij, që të ngrihet dhe ai në këmbë. Sepse gjatë prerjeve të këtij lloji të barkut kali duhet të lëvizë, sepse për ndryshe do të vdesë. Aty ku ishte Bingo, aty qe dhe qeni, prandaj e quajtëm Shadou - Hija e Bingos. Kurse kur kali u ndie më mirë, e kishim lidhur me një litar 10 metrash pas një peme dhe vazhdimisht mundoheshim ta shëtisim. Atëherë, me sy të pabesueshme e pash sesi Shadou e kapi fundin e litarit dhe u mundua të drejtojë Bingon - me një shkop të rënë në tokë e frikësoi, që të mund të niset. Për mua kjo qe një çudi e vërtetë, të cilën unë nuk do ta harroj asnjëherë."

Снимка

Vera beson, se në të ardhmen do të ketë zbulime të tjera të reja serioze për inteligjencën e kafshëve. Dhe në përkrahje të kësaj citon fjalë të lexuara dikur: ata nuk qëndrojnë më poshtë se ne, por janë vëllezërit tanë, me të cilët ecim së bashku në Tokë.

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD