Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Plovdivi – qyteti evropian i kulturës 2019” do të hapet me një spektakël grandioz me 1500 artistë dhe publik prej 60 mijë vetash

БНР Новини

Në vazhdim të një viti Plovdivi do të shfletojë faqet e një kronike, ku është shkruar historia e tij që nga lashtësia deri më sot. Rrënjat e qytetit na kthejnë tetë mijëvjeçarë prapa, por qyteti do të tregojë për ngjarjet e kaluara dhe traditat e lashta duke parë përpara në të ardhmen.

“Plovdivi – qyteti evropian i kulturës 2019” do të hapet zyrtarisht më 12 janar me spektaklin grandioz “Ne jemi të gjitha ngjyrat” nën qiellin e hapur të qytetit. Mbi 1500 pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë do të hipin në skenë, duke rikrijuar një metaforë të ngjyrshme të të gjitha temave kryesore të programit me mjetet shprehëse të muzikës, valles dhe dritës.

Снимка

Skena do të përfshijë bulevardin “Car Boris III Obedinitell” (“Mbreti Boris III Bashkuesi”) që nga Teatri Antik afër hotelit të dikurshëm “Trimoncium”, ndërsa një kullë prej 25 metrash me shikueshmëri prej 360 gradësh do ta transmetojë programin bashkë me kuadro nga qyteti. Pajisja gjigante do të lidhet me dy podiume, të gjata nja 125 metra, ku do të ketë publik prej 60 mijë vetash. Tani për tani organizatorët nuk duan të shpallin emrat e yjeve, me ndihmën e të cilave do të dërgohet mesazhi kryesor #заедно#together ndaj Evropës dhe botës. Mirëpo, që tani është e qartë se në fund të spektaklit disa drone do të vizatojnë piktura të bukura në qiellin e natës, ku do të shpërthejnë fishekzjarrë dhe do ta ndriçojnë rrugën e kryeqytetit të ri kulturor të Kontinentit të Vjetër.

Снимка

СнимкаNe, banorët e Plovdivit, do të hipim në skenë gjatë hapjes së aktivitetit, që të deklarojmë se cilët jemi ne në fakt – thotë Gina Kafexhijan, menaxhere e projekteve dhe ngjarjeve pranë fondacionit “Plovdiv 2019” – “Do të tërheqim vëmendjen me shumë ngjarje – festivalet Opera Open”, “Plovdiv Xhaz Fest”, “Hills of Rock” dhe “Puldin Etno”, Java e Artit Bashkëkohor, parada e parë te ne me kukulla gjigantë dhe kostume të krijuara nga banorët dhe miqtë e qytetit. I drejtojmë gjithashtu një shikim kulturës japoneze dhe projektit “Kinemaja Plovid” të shtatë regjisorëve të filmave. “Brexit Blus” vizaton marrëdhëniet kyçe në Evropë dhe i kushton vëmendje faktit se po të ketë lëkundje në drejtimet politike, kjo nuk ndikon mbi bashkëpunimin kulturor – prandaj pikërisht arti na jep mundësinë më të mirë që të jemi së bashku. Nuk është e rastit se motoja jonë “Together” u përket të gjitha 500 ngjarjeve. Theksa të tjerë të programit i përkasin premierës së Tetarit të Plovdivit, e cila do të paraqesë bashkimin e disa qyteteve me teatro antikë, si dhe dy ekspozitave të bukura. Njëra i është kushtuar rrëzimit të Murit të Berlinit, ndërsa tjetra – historisë së duhanit, sepse Plovdivi u bë qendër e pasur administrative edhe në saje të industrisë së duhanit.

Снимка

Lagjet, të cilat zbulojnë vlerën etnike dhe kulturore të qytetit, gjithashtu janë në fokusin e kryeqytetit kulturor evropian – lagja rome “Stolipinovo”, lagja artistike “Kapana”, lagja historike “Qyteti i Duhanit”. Mirëpo, a do të ketë rakurs ndaj ruajtjes së kësaj pasurie, që të mos përsëriten disa ngjarje katastrofike për pasurinë tonë arkitekturore, si djegia e depove të duhanit?

Patjetër – përgjigjet Gina Kafexhijan, duke shtuar se Plovdivi nuk i fsheh plagët e veta. – Ne duam që ta mjekojmë atë që varet nga ne dhe t’i zgjidhim problemet me mjetet e kulturës dhe të artit. Për shembull, në Qytetin e Duhanit bashkë me Matera (kryeqyteti tjetër evropian i kulturës) do të zhvillojmë festivalin e lojërave të qytetit – kjo është një metodë origjinale dhe e suksesshme e përdorimit të hapësirave të harruara të qytetit, si rajoni i ish depove dhe fabrikave të duhanit.

Projekti “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” ka qëllim të tërheqë banorët e qytetit në krijimin e aktiviteteve, kështu qe publiku të bëhet gjithashtu pjesëmarrës. Prandaj fjalët e Gina Kafexhijanit se vitin tjetër çdo një banor i Plovdivit mund të ndihet si yll, janë të argumentuara plotësisht.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: plovdiv2019.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD