Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga fillimi i vitit 2007, por akoma mbetet objekt monitorimi nga ana e Komisionit Evropian për sa i përket gjendjes së drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Monitorim të tillë po implementohet edhe për Rumaninë. Dy shtetet, pavarësisht se tashmë 11 vjet janë anëtare të bashkimit akoma nuk e kanë justifikuar plotësisht besimin e dhënë atyre paraprakisht. Monitorimi nuk është aplikuar për asnjë shtetet tjetër në BE, as për ato që hynë në BE më vonë. Disa analizatorë e komentojnë këtë si shfaqje e diskriminimit, të tjerë mendojnë se është poshtërim, siç për Bullgarinë dhe Rumaninë, ashtu dhe për vetë BE-në.
Në vitin 2016 flitej se monitorimi i Rumanisë mund të anulohej për shkak të sukseseve të arritura nga ajo atëherë. Por jo për Bullgarinë, treguesit e së cilës atëherë nuk jepnin arsye për pritje pozitive në të ardhmen e afërt. Tani, në vitin 2018 Komisioni është i mendimit se Rumania ka treguar prapambetje në procesin e reformës së gjyqësorit, kurse Bullgaria ka shënuar përparim në lidhje me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, kornizën legjislative dhe kriminalitetin e organizuar dhe kontrollimi i shtetit tonë për këto treguese mund të pezullohet përkohësisht. Monitorimi për tre treguesit e tjerë – reforma e gjyqësorit, korrupsioni në pushtet dhe korrupsioni në aspekt më të gjerë, mbetet. Sipas zyKryetarit të KE-së Frans Timmermans “në se Bullgaria vazhdon përpjekjet e saj për zbatimin e 17 rekomandimeve (të lidhura me 6 treguesit e monitoruar – shën. auroti) të bëra bashkë me raportin e vitit të kaluar sipas Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit, në vitin 2019 monitorimi mund të përfundojë.”
Raporti u komentua me entuziazëm nga qeveritarët në Bullgari. Sipas mendimit të ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zahrieva dokumenti është objektiv, kurse sipas Ministres së drejtësisë Cacka Caçeva ai pohon pakthyeshmërinë e reformave të kryera. Sipas eurodeputetit nga Partia Popullore Evropiane Svetosllacv Malinov “fakti më i rëndësishëm tani është se Bullgaria mbetet nën mbikëqyrje”, kurse deputeti evropian Angell Xhambazki është i mendimit se mekanizëm i tillë i kontrollit duhet të aplikohet edhe në shtetet të tjera evropiane, në këtë numër edhe në Gjermaninë”. Duke pasur parasysh përfundimet e Komisionit se akoma mungojnë “rezultate bindëse në Bullgari për sa i përket korrupsionit në pushtet”, nga Partia Socialiste Bullgare insistojnë se rekomandimet për luftimin e korrupsionit nuk janë marrë parasysh dhe pavarësisht se pritet përfundimi i Mekanizmit për Bullgarinë, pyetjet dhe pritjet ndaj qeverisë mbeten.
Një ditë para shpalljes së Raportit të KE-së për Bullgarinë u bë e qartë se në Këshillin e BE-së po diskutohet mundësia për implementimin e mbikëqyrjes së epërsisë së ligjit në tërë BE-së. Brenda disa ditëve të ardhshme Parlamenti Evropian duhet të japë mendimin e tij për zbatimin e këtij mekanizmi mbarevropian të mbikëqyrjes së epërsisë së drejtësisë, të pranuar në vitin 2014, i cili deri tani është përdorur vetëm një herë. Pritet se Parlamenti Evropian do të bëjë thirrje për zëvendësimin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë me këtë mbikëqyrje mbarevropiane. Dhe kjo duket e arsyeshme, po ta kemi parasysh se raportin e Presidencës austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian për besimin në institucionet publike dhe parimet e shtetit të së drejtës. Sipas të dhënave të përfshira në këtë raport për vitin e kaluar besimi në qeveritë kanë pasur vetëm 37% e qytetarëve evropianë, në parlamentet – vetëm 36%, kurse besimi në Parlamentin Evropian është vetëm 42%. Në këtë sfond emocionet e tanishme për këtë a do të përfundojë monitorimi për Bullgarinë dhe në çfarë kushtesh, ndoshta janë të parëndësishme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..